• |
ide | kryesore

Rama-Haradinaj / Përplasja mes një kllouni dhe një badigardi

Kryesore, Lajme



Natën e djeshme është konsumuar një nga ato scoop-e që janë dëshmi flagrante e tezës se politikanët tanë nuk duhen marrë më seriozisht sesa duhen. Se ata uzurpojnë në sferën publike shumë më hapsirë se sa u takon.

Fillimisht mediat kundër kryeministrit të Shqipërisë lajmëruan me entuziazëm provokimin e këtij të fundit ndaj homologut kosovar Haradinaj. Edi Rama pas lajmit të marrëveshjes se demarkacionit (përcaktimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi) deklaroi në një intervistë në Klan Kosova se mbajtja peng e saj ishte një shpikje e Ramush Haradinajt. E hedhur ashtu papërgjegjshmërisht, akuza qe e rëndë. Ramush Haradinaj kur ishte në opozitë, e kishte shndërruar demarkacionin në një kauzë të vetën. Për të ai kishte hedhur bomba tymuese dhe kishte penguar për një kohë të gjatë punimet e parlamentit të Kosovës. Rrethanat dhe ngjitja në pushtet e detyruan atë të gëlltise mbi atë që kishte nxjerrë nga goja dhe t’a pranonte marrëveshjen e kufirit që ishte vënë si kusht nga bashkësia ndërkombëtare për liberalizimin e vizave me BE.

Pra, t’a akuzoje Hardinajn, këtë ish komandant të UCK-së, se për axhendën e tij politike, për tekat e tij, po mbante peng qytetarët kosovarë, qe akuza më e rëndë që mund të bëhej.

Pikërisht për këtë kryeministri kosovar reagoi flakë për flakë. “Edi Rama le të merret me shpikjet e veta se i dalin boll” shkroi i revoltuar Ramushi.

Kaq mjaftoi që mediat të transmetonin me entuziazëm për sherrin e ri mbi të cilin Rama kish hedhur benzinë dhe Ramushi nuk kishte nguruar t’i vinte shkrepsen.

Por super lajmi u shua shpejt dhe të gjithë ata që nxituan të rrëfenin këtë histori si dëshminë më ilustruese të një një provokatori banal nga Tirana dhe një gjaknxehti kokëtrashë nga Prishtina, mbetën të zhgënjyer.

Edi Rama i parandjeu shpejt efeketet e gafës që kishte bërë dhe nxitoi t’i trokiste natën vonë në derën e shtëpisë homologut kosovar. Këshilltarët e tyre mediatikë me po të njëjtin nxitim rendën të publikojnë foton e tyre të pajtuar, tamam ashtu sic bëjnë dy adoleshentë repistë pas një përplasje me pisqolla.

Dhe këtë herë ishin mediat pranë dy kryeministrave që botuan me zell lajmin e pajtimit njësoj si rivalet e tyre publikuan atë të sherrit.

Nga e gjitha kjo histori, sa banale po aq edhe vulgare, dalin dy përfundime.

Ai se Edi Rama sillet edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore si një klloun, njësoj sikurse bën me aktorët e teatrit, me pedagogët e universitetit, apo me katundarët që u jep dëshmitë e legalizimeve.

Ai se Ramush Haradinaj nuk di të komportohet përtej staturës së dikurshme të badigardit, që me të njëjtën lehtësi që e nxjerr një të dehur nga klubi, po me të njëjtën shkon e pi një gotë në banak sëbashku me të.

Por, mbi të gjitha ky episod duhet të jetë një përfundim për mediat tona (përfshirë edhe ne të Lapsi.al), që nuk duhet t’i marrim më seriozisht se duhet as “sherret” dhe as “pajtimet” e këtyre personazheve banalë. Hapësira që ata pushtojnë në sferën publike duhet reduktuar ndjeshëm. Se me kacafytjet dhe përqafimet e tyre ata shpesh vetëm e infektojnë dhe e vulgarizojnë atë.

©Lapsi.al   



15 Comments

  1. titulli gabim-perplasje ne mes te nji derri stalini siq esht rama(svinja e majko,braqe,milo,dokle)dhe nji gomari qe vetem pall siq esht ramushi.keta te dy lopet ti hupin ne oborr e lere ne fusha e male.per karrik behen popoviq,mugosha,vuqiq,janatullos,zerva,millosha,envera,fadila etj.

    1. A e dini qe ky “ari’ mund te jete Noka? Perdorimi i fjales sllave “svinja” qe do te thote derr eshte fjale qe per dor Muli! Tani ka kuptim ari!

  2. Por super lajmi u shua shpejt dhe të gjithë ata që nxituan të rrëfenin këtë histori si dëshminë më ilustruese të një një provokatori banal nga Tirana dhe një gjaknxehti kokëtrashë nga Prishtina, mbetën të zhgënjyer.

    Ky fjalor i përdorur ju barazon ju të lapsit me klounin, sepse kurrë nuk keni burrninë e Haradinajt.

  3. Koketrashi gjaknxehte nga Prishtina,i dha pergjigjen e merituar dhe te menjehereshme ,kllounit,qe nuk ka as din ,e as imam.Fakti qe te dy me vone ,Batoni nxitoi t’i nxjerre,duke pire vere,tregon ,se kjo u kurdis nga Batoni,i cili gjithmone,kerkon qe kllouni te tregohet si gjynahqar,kur nuk ka rruge tjeter shspetimi.Dhe nga ana tjeter,kur tjetri te vjen ne shtepi (bile edhe i pa ftuar,por si i dhjere) ,mikpritja eshte detyre,bile edhe per hasmin.Keshtu qe nga cdo kendveshtrim,qe ta shikosh kete problem,gabimi,idiotizmi,faji,zgerlaqja dhe ne menyren me te peshtire,vajtja per rt’i kerkuar ndjese,mbetet tek kllouni yne.Prishtinasi,tregoi thjesht vigjelence,hazer xhevap,mprehtesi ne pergjigje,dhe mikpritjen shqiptare,sidomos kur vjen per te kerkuar ndjese.

    1. Do me pelqente shume sikur media jone shqiptare,ne te dy anet e kufirit,(Le ta filloj Lapsi pse jo), te mos publikoje asnje koment, shkrim apo deklarate percarese qe behet nga kushdo, qofte nga politikanet, qofte nga ndonje pseudo analist, apo status facebooku. Jemi shume pak per tu ndare. Do ishim shume me te forte po te jemi edhe me te bashkuar se sa jemi.

  4. Kuzhina politike alla-serbe, siç din më së miri Baton (mut) Haxhiu. Po shumë i “zoti” qenka ky qenefspiuni. I bëri “gullash hungarez” shqiptarët në të dy anët. Kudo që shkon dhe çfarëdo prek ky bëhet MUT.
    P.S.
    Më falni për shkrim banal, por, ky e meriton “epitetin” M.U.T.

  5. Deklarata e Rames ,do bejme dhe marreveshje me dhimbje ,antikombetare.
    Tek fax news degjuam deputetin e VV QE artikuloi kete..

  6. Perplasje? Per çfare? Gallate kapadaijsh provincial! Feshkelleu Daj Sami e qetesia u rivendos ne katundin tone mjeran!

  7. tipik bastard rama.u kerkoi metes bllokun,hajn me ze dhe figur e quante,beri te at 21 janar,dhe perfundoj me goj ne pall e ngjal te metes ne vilen e lalzit,tash qe e pa se i shkoi keq me ramushin e at tjetrin e aak qe e quajti mbidoz dhe ja fal,nxitoi ti lepij ramushit ne shtepi pallen si metes ne lalez.qfar m.t njerz kan keta krymba qenefi stalini.

  8. Po cfare popull deshtak qe jane shqiptaret. Nuk diten kurre ti zgjedhin qeveritaret e tyre. Keta dy derrat e vertetojne me se miri!!! Njeri i psikopat arrogant, e tjetri nje dallkauk, fshatar i pagdhendur!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *