• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni se si shembet me eksploziv ndërtesa e lartë pranë lumit Gjanica në Fier

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është shembur edhe një objekt tjetër në zonën e lumit Gjanica në Fier. Në kuadër te rehabilitimit te zonës rreth lumit Gjanica, IKMT ka rrëzuar përtokë me shpërthim te komanduar objektin e katërt ne Fier. Shembja është realizuar sot në mesditë në Fier, pasi IKMT kishte bërë gati shembjen për objektit.

Specialistët e IKMT kishin hapur në trupin e tij 400 vrima ku do të vendosen 8 kilogramë lëndë shpërthyese. Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, janë vendosur 3 mijë thasë me rërë. IKMT u bën thirrje edhe njëherë pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishet, të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.

https://www.facebook.com/Tvkombi/videos/2297096263637530/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *