• |
ide | kryesore

Xhafaj nga Lezha: Do të goditen grupet kriminale, abuzime me tokat në vijën bregdetare

Lajme, Të fundit
fatmir-xhafaj_1499712754-1936621.jpg

Pas qytetit të Shkodrës ku foli me tone të ashpra,  ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj udhëtoi edhe drejt Lezhës. Po ashtu si në Shkodër, në këtë qytet u zhvillua analiza vjetore e Policisë së qarkut Lezhë. Në një komunikatë për mediat, Xhafaj deklaroi se këtë qark do të goditen të gjitha grupet kriminale. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek abuzimi me pronat publike përgjatë vijës bregdetare në Lezhë.


Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj, drejtoj policinë. I takon strukturave të policisë, prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive që janë duke vepruar me grupe kriminale. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonë e Lezhës. Hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, do të jenë të suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë. Dhe kjo bën pjesë në atë që sapo shpreha. Janë dy ngjarje të tilla që po hetohen dhe me prokurorinë për rezultate konkrete. Për identifikimin e autorëve përgjegjës. Ngelën njerëzit e prokurorisë që të thonë fjalën e tyre”, – tha Xhafaj.


 

4 Comments

  1. U votua per reformen ne drejtesi edhe e beri ky thinjoshi. Nuk ka dyshim qe do ta kthej edhe rendin edhe sigurine. Na ka treguar qe di dhe do te punoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.