• |
ide | kryesore

10-vjetori i Pavarësisë, Rexhep Qosja: Pse nuk e pranoj dekoratën e këtij regjimi

Lajme, Të fundit



Prej medieve mësova se qenkam i dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: i dekoruar për pjesëmarrje në Konferencën e Rambujesë e të Parisit për Kosovën në vitin 1999.

Është kjo Dekoratë e çmuar sepse është dekoratë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo u sjell nderim dhe mburrje atyre që u jepet.

Do të doja, prandaj, që prej ndërgjegjes sime të mos isha i detyruar ta refuzoja këtë çmim!

Pse e refuzoj?

E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot.

Kam shkruar qindra e qindra faqe të botuara në librat e mi dhe kam dhënë shumë e shumë biseda e deklarata disa prej të cilave janë botuar dhe emetuar në një varg mediesh të shtypura dhe elektronike në Evropë e në SHBA, në të cilat kam shquar domosdonë dhe rëndësinë kombëtare, historike dhe etike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftës së saj çlirimtare.

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre të huajve që e quanin terroriste!

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre tanëve që e quanin kur grup terrorist, kur grup individësh të frustruar, kur dorë të zgjatur të Serbisë.

E kam mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare dhe prej atyre që edhe në ditët kur masakroheshin familje shqiptare e digjeshin shtëpitë e tyre organizonin zgjedhje që i quanin “të lira dhe demokratike”, duke e bërë ashtu të ligjshëm regjimin e dhunës e të terrorit të Millosheviqit në Kosovë!

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre tanëve që në asnjë mënyrë dhe nën kurrfarë kushtesh nuk dëshironin që në delegacionin shqiptar për bisedime me përfaqësues të pushtuesit apo me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të merrnin pjesë edhe përfaqësues të UÇK-së!

E kam mbrojtur UÇK-në prej atyre tanëve që nën kurrfarë kushtesh nuk ishin të gatshëm të pranonin qeverinë e përkohshme për të cilën tri organizimet tona ishim marrë vesh në Rambuje!

E kam mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare prej atyre që me kryetarin e Serbisë do të nënshkruajnë Marrëveshje për krijimin e Qeverisë kuislinge në prill të vitit 1999!

Dhe, duke mbrojtur UÇK-në dhe luftën e saj çlirimtare prej kundërshtarëve dhe prej armiqve të jashtëm e të brendshëm unë natyrshëm kam mbrojtur edhe të parët e sotëm të Kryesisë, të Kuvendit e të Qeverisë së Kosovës, që me bashkëpunëtorët e tyre e sundojnë Kosovën edhe kur janë, por edhe kur s’janë në krye të institucioneve të saj!

Them kështu sepse sundimi i tyre shtrihet në mënyra të ndryshme, të dukshme e të padukshme, me mjete të lejueshme e të palejueshme!

Por, ja, pas luftës, ata nuk janë ata që ishin dhe nuk janë as me dëshirat e as me idealet e tyre.

Gatishmërinë e sakrificës e kanë zëvendësuar me përkushtimin ndaj përfitimeve!

Idealin e lirisë e kanë zëvendësuar me idealin e pasurisë!
Idealin e bashkimit kombëtar, të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e kanë zëvendësuar me idealin feudal të kombit kosovar!

Domethënë: lartësinë e treguar në luftë e kanë zëvendësuar me mjerim material dhe karrierist të treguar në paqe!

Por, sjelljet politike, të pashmangshme, të natyrshme, që bënë ata në paqe e do të bënin edhe të tjerë në vendin e tyre, u mbuluan prej shumë e shumë të këqijave, dëmeve që i sollën e po i sjellin Kosovës në paqe!

Ata sot shikohen dhe gjykohen mosdurueshëm prej numrit më të madh të bashkëkombësve, që e kanë kokën për të menduar të pavarur me të.

Pse jo.

Duke qenë në pozita të larta politike ata u pasuruan, u bënë milionerë kushedi të safishtë shumë shpejt!

Ata shumë shpejt i pasuruan vëllezërit, motrat, në përgjithësi familjarët!

Ata shumë shpejt, duke qenë në pozita, i pasuruan, i bënë milionerë shumë nga bashkëpunëtorët e tyre!

Nga pozitat e tyre ata nuk e panë popullin, nuk i panë punëtorët, nuk i panë të varfrit, nuk i panë të braktisurit, të nënçmuarit!
Nga pozita e tyre ata nuk e panë rininë!

Nga pozitat e tyre ata i panë të heshtur duke u shpërngulur zemërthyer në botën e huaj të rinjtë e skamnorët.

Nga pozitat e tyre ata harruan Kosovën e varfër.

Korrupsionin e përshtrirë e të përthelluar ata e bënë dukuri tragjike që, siç e thonë edhe juristët, që u kanë dalë duarsh, mbrohet edhe me ligj!

Nepotizmin, këtë dukuri primitive në shekullin 21, ata e bënë politikë të punësimit dhe jo vetëm!

Për të sendërtuar më lehtë e më shpejt qëllimet e tyre ata rikthyen censurën në disa media, në disa televizione, më së pari në televizionin publik të Kosovës RTK, i cili cënsurën staliniste të kohës së autonomisë e ktheu në censurë neofashiste të kohës sonë – të kohës së pavarësisë!

Me punësimin e familjarëve, të afërmve, miqve, partiakëve; me lartësinë e rrogave të të parëve, të nënkryetarëve, të ministrave, të zëvendësministrave, të zëvendëskryeministrave, të këshilltarëve, të truprojave të tyre, më të larta se të tjerëve në Ballkanin Perëndimor; me nga disa rroga të njerëzve të tyre të shpërndarë në institucione e në borde të ndryshme ku duhet ta bëjnë ligj fjalën e tyre ata; me pensionet e veçanta për të gjithë zyrtarët; me privilegje të veçanta të realizuara qoftë edhe përmes udhëtimeve për turizëm e qejfe në botën e jashtme; përmes përdorimit privat të automjeteve zyrtare, të drekave e darkave të paguara me paratë e taksapaguesve; me celularët e tyre shtetërorë, me censurën, me të gjitha këto e shumëçka tjetër ata e bënë shtetin e Kosovës shtet privat të tyre!

Kosovën e të gjithëve, Kosovën e lirë e të pavarur, që menduam se është shtet i të gjithë neve, ata e bënë shtet privat edhe me ato marrëveshjet që nënshkruan si i nënshkruan, pa këshilluar Kuvend, studiues, juristë, historianë: Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe, Marrëveshjen për Vijën Kufitare me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale. Kur u dolën si u dolën punët marrëveshjesore ata e filluan lojën tragjikomike me arsyetime, mohime, pohime e mashtrime, që e tregojnë nivelin e tyre të ulët dhe etikën e tyre politike të paqenë edhe prej një ane prej së cilës nuk e tregojnë të këqijat e tjera që ia solli Kosovës regjimi i tyre!

Me të gjitha këto dhe me një varg të tjerash me të cilat nuk mund të merrem në këtë shkrim, ata sot janë bërë shkaktarë të çoroditjes politike e të degradimit të shumanshëm të Kosovës, që ia ka shëmtuar e rrënuar pamjen në Evropë e në botë përgjithësisht, duke sjellë edhe një izolim të saj, që mund të ketë çmim të shtrenjtë! Dhe, ky izolim i saj u pa edhe prej shpërfilljes nga shtetet evropiane dhe BE-ja në kremtimin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Krijimtaria ime historiko-letrare, historike, letrare artistike e publicistike dhe veprimtaria ime politike më obligojnë që të them:

NUK E PRANOJ DEKORATËN E PARË DHE TË FUNDIT QË MË JEPET PREJ REGJIMIT TË TYRE!

Dhe, nuk e pranoj sepse pajtimi me një dekoratë të dhënë prej një regjimi të tillë është në kundërshtim me mendësinë time,me konceptin tim për demokracinë, me domethënien, me humanizmin dhe me etikën sociale të krijimtarisë sime shkencore, publicistike e letrare artistike.

Rexhep QOSJA

Prishtinë, 18 shkurt 2018



5 Comments

  1. baba i komunisteve te kosoves esht regjep qosja,klysh enveri si rama.ne fillim ngrejn njeri tjetrin ne zenit pastaj e vrasin njeri tjetrin.me meritor per ket eshe vet regjep qosja,ky ngriti e perkrahu derra si ramushi,thaqi pa pik shkoll siq ishte dhe vet enveri e siq esht rama.komunis stalini e me bo shtet ku ke par.a me negjmijen,ruqin,spartak brahon,hamit beqen,sulo bushatin,edvin spiro kristaq kolek rama etj mendoni se perparoni .75 vite qenef ,vrases,tritolist,kokainist,kanabist,perselutor,perdhinues,ekzekutor te hkith i ke ne ps partin serbe.

  2. i nderuari ,z,qosja ,jeni nje intelektual i nderuar i kombit shqiptare ti por ka dhe shum si ti,po ua jap te shkurter qe te kuptosh gjeresin 4 grupe njerzore,e mbajne boten apo nje vend pa u shkatrruar,1dietaret ,2 ullheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 gucimtaret ,po te futen ne site njerzit e mire ne kater pika perfundojne ,tek dietaret jan dietaret e fese ,por ne kete pik per jeten e kesaje bote hune dhe shkancetaret e gjitha fushave shkencore,dietaret e fese njerezve ju qartesojne ceshtjet per cdo moment me drejtesi hak ,kurse ulleheqesi i drejte zbaton drejtesine e zotit ,cili eshte roli i dietareve ullheqesve te drejte deri tek perfaqesuesi shpirterore,,keta popullin permes formimit ligjeve e bejne ne menyre te vullneteshme me sinqeritet te mall ta vene ne rralle per te hulumtuar per te gjetur ndonje veper te mire per te fituar xhenetin zhperblimin e zotit ,sepse vizioni islam eshte permes kesaje bote me obligime pune dhe vepra te mira te fitohet xhehneti,por cfar ndolle sepse problemi zgjilljen e tije zoti mallerishem e ka shperblyer me sevape,ne boten tjeter njerzit synojne sevapin dhe problemet zgjillen kjo forme nuk arrihet me asnje disiplin force apo teknologji kjo zhvillohet lire shpejte dhe mire,po shkencetaret cfar rolit kan dhe gjith studiuesit shkencore ato lehtesojne formen e arritjes se rendimentit te zhvillimit persa i perket anes materiale,dhe dy format bashke ne zhvillim i harmonizon ulleheqesi i drejte me ekipin e tije menaxhues,kjo eshte forma e nje sistemit adekuat zhvillimi ,ne menyre natyrale ku lillen gjitha hallkat dhe njerzit vlerat uniteti orientimi fuqia zgjilljet ,gjalleria shpresa ,tani sa afer dhe larg jemiju nuk e kuptoj cfar jeni nese nuk njihni kuranin synetin komentimin ,ju duhet te mbani pozicion shkencore me nivelet tuaja sepse te gjith duke hyre ne punet e njeritjetrit askush nuk mbetet ne pozicionin e vet dhe nuk reflektohen asgje cfar perfaqesojne te gjith ,tani gjerat vine me rralle,duke u renditur si komb sejcili ne grupin e vet dhe gjith sebashku duke harmonizuar veprimet ne unitet mendimi dhe veprimi,qe te arrim cdo te mire qe kemi humbur ne mezin tone ,dhe nese i sherbejme pacmangeshem ja arrime momentalish per problemet e mella nevoiten mblellje urgjente mbar kombetare gjitha nivelet ne debate konstruktive jo te na orientojne tjeret por orientojme ne formim unitet vlera pune dhe vepra te dobisheme duke llene sejcili ,dobin per te cilen u krijua ,asnjeri nga ne nuk mund te japin mendime per pune dhe vepra te mira per suksese me mire se sa e ka percaktuar i malli zot dhe i derguari tije sepse per te njejtat ngjarje qe kan ndollur dikur dhe ndollin tani zoti mallerishem ka derguar shpallje ligjin e tije si duhet vepruar realish qe suksesin ta kemi prezent, me mendimet tona kurr nuk arrime ate cfar deshirojme vecse sipas ullzimit zotit,vetem aty gjindet cdo begati ,edhe shkancetaret mbi bazen e ligjit zotit gjerat i bejne funksionale ,jo sipas deshires interesit ,nese ne pranojme kete edukate dhe sistem zhvillimi ne shkojme shum large behemi te dobishem per vete dhe me gjere ,nese ne merremi njeri kulles dhe tjetri cekicit duke bllokuar njeri tjetrin atehere edhe emri do na humbase ju ftoj te gjitheve ,ne unitet mendimi dhe veprimi me urtesi dhe dinjitet toleranc mirkuptim marrveshje me drejtesi hak

  3. Mire ke vendosur o intelektuali Xhep Qosja. megjithese enverist me bindje, vendimi tuaj per te mos pranuar dekoratat e regjimit te Kosoves qe eshte mbushur me vrastare dhe kusare dhe plot me me mashtrues dhe lakmitare, te cilet po e mbajne Kosoven peng drejt integrimit ne BE.

    Nese ketyre pushtetareve vrastare, kusare dhe lakmitare u dhimbset sado pak Kosova dhe e ardhmja e saj duhet te largohen nga politika dhe te lene pushtetin ne doren e njerezve te panjollosur dhe refuzimi qytetar i Rezhep Qoses dhe shume intelektualeve te tjere jap nje kontribut te ndjeshem ne kete drejtim.

    Do Zoti qe kosovaret te ndergjegjesohen, te heqin dore nga patriotizmi fals qe propagandajon makutet me pushtet qe i kane hypur kapluar popullit dhe te ngrene shtetin e tyre mbi baza te drejta, ne menyre qe Bota Demokratike te filloje t’i shikoje me sy tjeter dhe jo si terroriste islamike apo si talebane myslim nga Bota e Trete.

    Do Zoti te largohen kriminelet me pushtet qe i kane zene frymen Kosoves!

  4. Njesoj si ty e kishte refuzuar dekorimin e Presidentit te Kosoves edhe Veton Surroi,nje eksponent i ish regjimit sllavokomunist edhe anetare i partise se Mira Markoviqit bashkeshortes se Sllobodan Millosheviqit.Me duket shume me e ndershme te pranoje nderimin nga institucionet e Republikes se Kosoves te fituar me gjakun dhe sakrificen e me te mireve se sa te hysh ne nje thes me njerezit e regjimit te okupatorit si puna e Surroit.Mos harro Thaqi ishte drejtori politik i UCK-se dhe nje nder njerezit me te merituar per lirine e Kosoves.SI mbete

  5. Ti do kesh qene nga ata studentet, qe sa here akademiku Qosja jepte leksione, ju fshiheshit neper halerat e universitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *