• |
ide | kryesore

(FOTO) Sekuestrohen 250 kg marijuanë, pranga 43-vjeçarit nga Brindisi dhe dy shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Një italian dhe dy shqiptarë u arrestuan në Brindisi të Italisë, pasi u kapën me 250 kg marijuanë.

Bëhet fjalë për Salvatore Lograno, 43 vjeç, Renato Uku, lindur në Tiranë po rezident në Firence dhe Oltion Proko nga Vlora.

Renato Uku

Renato Uku

 

Oltion Proko

Oltion Proko

Ata akuzohen për posedim droge me qëllim shpërndarjen në rrethana të rënduara.

Sipas karabinierëve, italiani Lograno u ndalua gjatë një kontrolli rrugor, ndërsa lëvizte me një makinë “Mazda 5” dhe iu gjetën 50 pako me rreth 54 kg drogë të llojit marijuanë.droga italiMë pas u krye kontroll edhe në dy vila në Torre Chianca, ku karabinierët kanë gjetur 123 pako të tjera me drogë, me peshë totale rreth 200 kg.

droga itali 2

Aktiviteti hetimor bëri të mundur gjithashtu bllokimin pranë zonës ku po bëhej kontrolli, të një tjetre makine, një “Nissan Note”, në pronësi të italianit por me të cilën udhëtonin dy shqiptarët. Droga, më shumë se 250 kg, dhe automjetet janë sekuestruar nga policia.

droga itali 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *