• |
ide | kryesore

Hande Erçel del në publik me të dashurin e ri

Paparazzi, Slider



Këngëtarja turke, Hande Erçel, e njohur për publikun shqiptar si Hajati te seriali ‘Dashuria nuk ka nevojë për fjalë’, është kthyer në kryefjalën e mediave turke me lajmin e ndarjes nga i dashuri i saj Ekin Mert Dayma, pas 2 vitesh lidhje.

Duket se çdo gjë ka mbetur pas tashmë pasi, mediat kanë publikuar lajmin që një tjetër mashkull është në krahët e Hande. Këtë herë aktorja bukuroshe është lidhur me një këngëtar shumë të njohur të muzikës pop, Murat Dalkiliç. Ky i fundit ka qenë i martuar për 2 vite, derisa çdo gjë mori fund para 6 muajsh. Çifti supozohet se ka udhëtuar në Amsterdam për të qëndruar bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *