Një 23-vjeçar qëlloi me thikë vëllain e tij, në Kamëz. Policia njofton se ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Valmir Preka në grindje e sipër plagosi vëllain e tij 18-vjeçar me thikë. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut përjetën.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”.