• |
ide | kryesore

Patozi kujton hapjen e çadrës, një vit më parë: Mos e mallkoni 18 shkurtin!

Lajme, Të fundit



Një vit më parë në bulevardin Dëshmorët e Kombit , Lulzim Basha shpalli vendimin për të ngritur çadrën e protestës përballë kryeministrisë. 18 shkurtin e një viti më parë, nuk e ka harruar Astrit Patozi, që i kujton demokratëve të mos ia veshin kësaj date “të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit”.

Sipas Patozit, për t’u mallkuar, është data e mbylljes së çadrës, 18 Maji i marrëveshjes Rama-Basha, jo vendimi për ta hapur çadrën.

“Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.
Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të “festuar”, siç i takon asaj dite të madhe.
Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.
Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “dhpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.” shkruan Patozi.



2 Comments

  1. Sa ka qene kontributi yt z PATOZI ne ate cader? Ajo cader mblodhi demokratet mete paster e te sinqerte per demokracine e partine demokratike,Nisma qe shembullore,njerezit vinin me ndergjegjesepse e pane e po e shihnin shtetin rrjepes te mafiozit RAMA.Po ti PATOZ a ish ndo pak entusiaztper problemet qe shtroheshin e diskutoheshin aty? Me gjithese mos prezenca tuaj, e disa te tjereve, si grupi ”PATOZI’ s;keni qene te kenaqurme ato kerkesa, e ndesa sot, po e kujto se pse u mbyll cadra. Kete ti dhe shume te tjere e dini si driten e diellit se si u sulmuaPDja dhe alternativat esaj nga ambasadore vendas, e te deleguarit europiane, e amerikane. Arriti puna, deri aty se si e pa besueshmeqe PDne ta perjashtonin, e mund ta eliminonin,Kjo ndodh vetem ne shqiperi, ku ne demokraci politika e jashteme e disa shteteve kercenojne me eliminimin e partise kryesore demokrate.Per keto e shume presionehaptazi nga ky ambasadori amerikan, e ajo europiane pothuajse e eliminuanPDne per hater te allishverisheve tekrye kanabistit RAMA.PLus dhe ju sabotatoreveqe me kundevenien ndajPDse e keni demtuar jasht mase.Ne e do me te vertete PDne, e demokracine,RIGJENEROHU,DEMOKRACIA eshte e pa fundeme, Si me ju, ashtu edhe pa ju..Diellika vetm ngrotesi, ashtu eshte PDja.

  2. Ka plot 5 vjet që jë bërë ushqim i propogandave të mediave edviniste kundër PD e Bashës o Patozi e vazhdon me paturpësi avazin tënd. Mjafton ky fakt, për të treguar se ti je një karte tërësisht e djegur politike e në çdo shkrim që ju çon gazetave socialiste, mer mallkimin e atyre demokratëve që i mashtrove e që nuk dolën në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar.
    Shqiptarët kanë një fjalë të urtë:
    “Më ruaj o Zot nga miku se nga armiku që më shfaqet hapur , dij të ruhem vetë”
    Ti ke dalë me kohë nga roli i mikut, e armikut të fshehtë, e tashme je vënë hapur përballë PD si një armik i saj.
    Edhe nëse kishe ca naivë që të besuan ty e disave si ty, ju keni ngelur tani fare vetëm e me ju tallin trapin vetëm mediat soc-kanabiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *