• |
ide | kryesore

Rama, Berisha, Basha dhe Meta bashkë në seancën solemne në Kosovë

Lajme, Të fundit



10-vjetori i pavarësisë së Kosovës ka bashkuar politikën shqiptare. Kuvendi i Kosovës po mban seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, i sh-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe politikanë të tjerë shqiptarë marrin pjesë në seancë.

Të pranishëm janë edhe ish-senatori amerikan Eliot Engel, ish-presidenti kroat Stipe Mesic, ish-kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-administratori i UNMIK-ut Bernard Kuchner, ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ambasadorë dhe mysafirë nga shumë vende të botës.

Gjithashtu për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës fillon në ora 13:00 dhe mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *