• |
ide | kryesore

Rama në Kuvendin e Kosovës: Një president i përbashkët, si simbol të unitetit kombëtar

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, deklaroi se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve.

Rama këtë e ka thënë gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Ai ka thënë se ideja e tij mund të duhet jo reale për kohën e sotme, por ka thënë se ajo që ëndërrohet edhe mund të realizohet.

“Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet. 

“E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, u shpreh Rama në parlamentin e Kosovës.



5 Comments

  1. “Dokra hinit” ka thane i madhi At Gjergj Fishta! Eshte ekonomia ajo qe realisht i ben njesh Shqiptaret. Kosova eshte ekonomikisht e varur nga kolonizatoret e saj shekullor Serbie, e Shqipnia eshte midis hiçit e gjithkundit.

  2. gjithsesi ,mendimi kryeministrit i paraprin domosdoshmerive ,eshte pozitivisht dobi por keti fakti i mongon grup pune ndershtetrore per orientimin ,e veprimeve te duhura kohore drejt ralizimit ,,kepse ketu fillon mendimi fjala dhe veprimi shkalla pare e mendimit kolektiv per unitet mendimi dhe veprimi qe pasohet me shkall tjera veprimi me organizim veprimesh deri tek njehesimi,natyraliteti etnik

  3. Ajo qe i paraprou Kosoves sot ishte LUFTA E LAVDISHME E TRIMAVE TE UÇK-se, si ADEM JASHARI etj., e jo si puna jote me Meten, qe kejinluftuar vetem per valixhe me leke….. KOHA E HORRAVE DO TE MBAROJE SHPEJT! KOHA E SHQIPTAREVE NUK PERFUNDON KIRRE!!

  4. Kam lexuar nje mesazhnganje personalitetqe icilibente thirrjeqe KOSOVA e SHQIPERIA te kene nje kryeminister. E kjo eshte me se pari qe duhet bereper forcimin e ekonomik mes dy shteteve shqiptare.E j thirrjapercarese per president. Popujt tane duan te jetojnemire, mos te shtypene shfrytezohen nga ju trashegimtaret e felliqesires komuniste, te levizin lirshem, te kene te drejta europiane dhe te mos genjehen nga enderrat budallepse te nje te cmenduriqe i duket vetja si lider i ballkanit, kur seshte asgje per popullin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *