• |
ide | kryesore

Rama takon Cipras për Pashkë në Korçë, autorizohen negociatat finale

Lajme, Të fundit



Kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për “shportën” e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë. Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se dy ditë më parë, Tsipras ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Në Kretë dhe Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe ato pak pika që palët nuk kishin një pozicion përfundimta.

Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike. Po ashtu, ka përfunduar deri në detaje, madje pritet implementimi ndoshta brenda muajit mars ose prill, heqja e vulës apostile për legalizimet e dokumentave zyrtare shqiptare. Implementimi i kësaj marrëveshjeje, do të kursejë mijëra euro nga xhepat e emigrantëve shqiptare, të cilët humbin ditë të tëra në radhë për të legalizuar certifikata dhe dokumenta zyrtare.

 

Ka përfunduar marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës, ajo e përcaktimit në terren dhe mirëmbajtjen e piramidave të kufirit tokësor, marrëveshja e menaxhimit të krizave mes dy vendeve, çështjet e patentave, ajo e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi rajonal, çështja e pronave të komunitetit ortodoks, apo zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare, për të cilat, burimet i thanë Top Channel se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimin e statusit të zonës minoritare.

Burimet diplomatike në Athinë tregojnë se Tirana është zotuar të përmbushë të gjitha detyrimet që përmban konventa e mbrojtjes së minoriteteve, madje edhe t’i zgjerojë ato, përsa i përket programeve integruese të minoriteteve, kuotave të punësimit në administratë, por edhe me përfaqësimin e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror. Ndërsa detajet e fundit po konkretizohen në marrëveshjen e korrigjimit të teksteve shkollore, për të cilën palët kanë dakortësuar heqjen e termave irredentiste apo fyese për dy vendet. Burimet thonë se palët kanë rënë dakord për shmangien e termave gjeografike të cilat përcaktojnë zona si “Voriepiri” për grekët apo “Çamëria” për palën tonë, për të cilat është rënë dakord që të mos përdoren në nivelet e larta të politikës.

Burimet në Athinë thonë se pala shqiptare është zotuar për heqjen e termit “Çamëri” nga regjistri i gjendjes civile, kur bëhet fjalë për personat e lindur në fshatrat e zonës së Thesprotisë. Diplomatët e lartë grekë i thanë Top Channel se kjo çështje do të bisedohet në takimin privat familjar mes Tsipras dhe Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar që do të mbahet në Tiranë. Top Channel mësoi se kryeministri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, Pashkët Ortodokse, në datën 6-8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmuar data e vizitës zyrtare të kryeministrit grek në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 10-12 prill ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshjeve të dakortuara.

Burimet thonë se në këtë takim të Korçës do të gjendet një zgjidhje në kuadër të asaj që quhet “Human Solution” për mospengimin me kufi të çamëve që dëshirojnë të vizitojnë vendlindjen e tyre, por edhe do të kërkohet një zgjidhje për këtë çështje, për të cilën pala greke thotë se nuk ekziston./tch/



4 Comments

  1. politikane u corientuan sepse ne padrejtesi gjithnje dalin ,mistere dhe detaje te pasfidueshme u nisen te marrin gjithcka por po dorzojne se fundemi pushtetet politikane e duy shteteve koha ploteson kuptimin arsyt nuk jepen momentalisht por pritet te ndollin shpejt

  2. Cfare do presesh nga nje grek qe eshte shpallur katolik,me nje grua qe eshte shpallur muslimane,femija nga gruaja e pare grekorthodhoks,femija e gruas se 4 me burrin e saj te…pare, bahaullah,dhe femija e fundit do te behet budist!
    shume pak ka ndodhur,s’kemi pare gje akoma

  3. cfar ishin grekerit ,grekerit ishin endacak te ardhur ne nje toke qe quhej iliri ,kete e studiojne ne shollat e larta,ne historin e tyre ,po kush i mbroj grekerit ne shekuj nga zhdukja ishin komandantet shqiptare ato qe fituan beteje ,po cfar lesh beteje mund te fitojne me ne drejtper drejte kur po ju del tymi ,perpiqen te na kashojne lehte pa e kuptuar , por keta futen ne kurthe veten dhe perkrahsit e tyre sa keq per nje deshtim total po rrezohen njeheresh me politika dhe fuqi kjo ishte evropa keta jan qellimet dhe ky eshte vizioni asimilimi 15 milion shqiptareve ne ballkan ,,po te ishte kaq e lehte zoterinje te mashtrohen njerzit me nje fjale firme korrupsion fjalet i merr era ne kemi faktet te drejten qe nuk levize toka dhe varrezat e te pareve ne te detin me pasurit e saje tokat nuk kan levizur dhe deti gjendet aty tani dhe ne kemi te drejte te zgjerojme kerkimet e identitetit me ligje nderkombetare ,ne oke b apo arbitrazhe nderkombtare ,kemi te drejte tu kerkojme cdo cdemtim qe ju i keni sjellur kombit shqiptare dhe ju shqiptaret nuk mund ti bllokoni ne jeten dhe veprimtarin e tyre tashme evropa nuk na hun ne pune per korrupsionin qe pranon dhe se ndeshkon ne gjirin e vet dhe nuk njeh te drejtat came territoret shqiptare evropa shkurt deshiron te shkattrrojne dhe asimilojne shqiptaret kjo duket qarte ,evropa ne ballkan deshtoj bashke me sistemet dhe popitikanet dhe politikat qe instaloj sepse ne shqiperi dhe mbare hapsiren shqiptare njezeri do tu kthejne pergjigje nje komb 15 milion banoresh me fjalen faleminderit nuk na hyni me ne pune ne po bashkohemi por tani po fillon shkatrrimi juaj ,kjo ecuri ne pak kohe do ta shihni te ralizuar ,dhe te bindeni se kush humbet [padrejtesia] dhe kush fiton drejtesia kurse per cdo gje te mire qe ju kaluat neper duar do tu mbetet ne kujtese na ishte njehere se me sdo ta shihni kur njerzit behen te pamshirshem per njeri, tjetrin eshte dikush tjeter me i fuqishem regullator,ai qe na krijoj,ju do shijoni te gjith ate cfar mbollet do merrni rendimentin sepse keshtu ai qe gjithcka krijoj ,i nderthuri gjerat ,vashdoni me thell se e keqa perseri rritet,nese su pelqen largohuni nga padrejtesia ne kohe ,qe ende keni mundesit ju me vone do deshironi por nuk keni mundesi,te cmangeni ,komenti behet duke pare te kaluaren tashmen dhe te ardhmen duke matur me te verteten sipas menyres se sherbimit ne cdo pikpamje dhe ne dinamiken e keti zhvillimi kombin tim behe se ju dua gjitheve te miren nuk deshiroj asnje ne vujtje dhe mjerim duke ju keshilluar per mire drejtesi hak dhe lagim nga e keqa padrejtesia

    1. o i paemër
      prapë europa e ka fajin??
      përse nuk thua se ballkani dështoi dhe jo europa!!
      ballkani po rrit korrupsionin ditë për ditë,ballkani nuk pranon rregullat e europës!
      he njerëz të trashë dembela de qurrashë!!të qurraviteni për fajet tuaj,për fajet tona!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *