• |
ide | kryesore

Bushati thumbon Metën: U konsultua me Berishën që në 2009-ën as nuk e pyeti Presidentin

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranon se Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka nisur një listë ku i kërkon sqarime përpara se të firmosë plofuqishmërinë për nisjen e negociatave me Greqinë për çështjen kufirit detar.

“E kam marrë letrën e Metës. Presidenti ka kërkuar informacione shtesë, është një praktikë krejt e natyrshme. Procesi i autorizimit është një proces rutinor. Do i jap shpjegime shtesë, sepse është President i Republikës” – tha Bushati në intervistën për Ilir Babaramon në Report Tv.

“Sa u takon emrave të negociatorëve, ato i ka Plotfuqishmëria. Unë i kam kërkuar Presidentit autorizim. Është normale që kur presidenti ka nevojë për informacione shtesë, ministri i jashtëm t’ia japë këto informacione. Emrat do jenë në aktin e Plotfuqishmërisë dhe aty përcaktohet objekti i marrëveshjes.

Në bazë të ligjit e jep Ministri i Jashtëm, Plotfuqishmërinë pasi e merr autorizim nga Presidenti. Aty janë edhe emrat e negociatorëve. Aty do që të jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme. Kemi përcaktuar një listë”, – u shpreh Bushati.

Sa i takon konsultave të Metës me ish-presidentët, Bushati e thumboi atë duke i përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij në 2009 nuk ka kërkuar autorizim nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi dhe firmosi një marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si cenim i sovranitetit territorial.

“Vlerësoj konsultat e Metës me presidentët e mëparshëm. Është një proces i shëndetshëm… sidomos konsulta me Sali Berishën i cili në 2009 as e kishte marrë Plotfuqishmërinë e presidentit” – tha Bushati. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nuk arij dot ta kuptoj se si një president mund ti japë “plotfuqishmërine” e negociatave me interes të madh kombëtar, një ministri të jashëm, që i mban të fshehta emrat e “specialistëve” e çfarë parashikohet konkretisht të negociohet
    Këto negociata janë të lidhura me interesat e çdo shtetasi shqiptar.
    Në fund të fundit, as presidenti, as kryeministri e as ministri i jashtëm nuk mund të veprojnë fshehurazi për kufujte e shtëpise së madhe të gjithë shqiptarëve, Shqipërisë.
    Do të vendosim ne, – thotë Bushati e mandej do t’ju themi shqiptarëve kur ta kemi bërë fakt të kryer, se çfarë kemi vendosur sikur Shqipërinë ja ka lëne me tapi si pronë të tij i jati, Sul Bushati.

    1. Ke te drejte abc. Mu kujtua nje moment para disa vitesh kur u tha ne media qe sherbimi sekret grek ka nje video delikate ( u nenkuptua nje afere homoseksuale jashte Shqiperise). Mos valle ajo video akoma egziston>? Mos valle shantazhi ndaj Bushatit do te thote humbje territori nga ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *