• |
ide | kryesore

Enver Robelli: Rama e shkeli mikpritjen e kosovarëve

Lajme, Të fundit

Ditën e djeshme, duke folur në parlamentin e Kosovës në seancën solemne për 10-vjetorin e pavarësisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë edhe një president të përbashkët, si simbol të unitetit kombëtar, dhe jo vetëm ambasada të përbashkëta.

Gazetari Enver Robelli e cilëson këtë deklaratë të Ramës si shkelje të mikpritjes së kosovarëve. Në një editorial të tij në ‘dialogplus.ch’, Robelli shpjegon se presidenti i përbashkët do të limitonte sovranitetin e Kosovës. Ndërsa deklarata e Ramës pro UÇK-së dhe zhvlerësuese për rolin e Ibrahim Rugovës, sipas Robellit, shfaq ambicien e Ramës për të rishkruar historinë e Kosovës.

 “Ai erdhi në Kosovë si mysafir, por u soll si një njeri që e humb kontrollin nga pijet e banketit festiv dhe dëshiron të rrëzojë tavolinën. Në një datë me simbolikë të fuqishme kur shënohet 10-vjetori i pavarësisë, ai në të vërtetë e vë në dyshim jetëgjatësinë e Republikës së Kosovës duke propozuar «president të përbashkët». Një post i tillë domethënë limitim i sovranitetit edhe ashtu të rrezikuar të Kosovës nga Serbia. Hedhja në ajër e Kosovës së pavarur domethënë: ndarje territoriale dhe zhvendosje e një numri të caktuar të popullsisë. Pastaj «krahina e mbetur e Kosovës» mund të bashkohet me kë të duan, por vetëm si e nënshtruar dhe e dështuar si shtet. Sjellja e Edi Ramës është keqpërdorim mikpritjeje dhe goditje e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe kësaj radhe ai, mes rreshtash, goditi lëvizjen për pavarësi të Ibrahim Rugovës, duke thënë se kur «konformizmi e rënia e idealeve dukeshin si fat i pashmangshëm» nga «gjiri i popullit dolën heronjtë».
Kjo është edhe një tendencë për të shkelur njërën lëvizje dhe për të favorizuar tjetrën. Por Kosova nuk do të ishte çliruar pa njërën prej këtyre lëvizjeve. Ambicia e Ramës për të rishkruar historinë e Kosovës mund të marrë përmasa edhe më të gjera nëse shqiptarët e Kosovës dhe politikanët e saj pranojnë rolin e «lopëve». Dhe këtë rol disa prej tyre e kanë pranuar, vetëm me kusht që të mos i pengojë askush në misionin e shenjtë të mbushjes së xhepave. Në këtë rrugë Edi Rama nuk i pengon. Madje mund t’i inkurajojë dhe japë ide.” –
shkruan gazetari Enver Robelli.

©LAPSI.AL           

5 Comments

  1. Edi Rama beri gabim qe e hodhi kete ide,sepse po e shfrytezon Serbia per te propaganduar kunder Shqiperise se Madhe.Kane fillu qe prej sot kete propagande serbet. U tregua pak naiv edi Rama,deshi te behet populist duke u shfaq si patriot, pra nuk u shfaq largpames, por ne anen tjeter eshte e peshtire reagimi i disa personave ne Kosove ndaj kesaj deklarate.Keto verejtje mund tia benit Rames privatisht pa qene nevoja qe publikisht te dalim kunder njeri tjetrit.Gjithashte eshte shume per te ardhur keq se si ,partite politike shqiptare qofte ne Shqiperi qofte ne Kosove, luften politike e zhvendosin edhe ne anen tjeter te kufirit,qofte andej qofte kendej.Edhe ne kete rast,per fat te keq LSI dhe sidomos PD,i nxiten individe te LDK qe te reagojne.Dhe jo vetem kete here.ka ndodhur dhe ne te kaluaren. Me gjithe respektin per cdo parti,perfshi PD dhe LSi, por nqs lufta politike duhet te kete nje kufi,atehere ai kuf duhet te jete interesi kombetar dhe shmangja e percarjes. LDK qe njihet hapur si parti pro PD,e rrjedhimisht kudner Rames po ben gabim te madh qe po ben lufte politike.Kjo ia nxin edhe me shume imazhin si parti jo nacionaliste.Ne fakt kete imazh po mundohet ta forcoje vete, duke shfrytezu rastin qe te gjtihe partite e tjera jane nacionaliste dhe do qe te jete i vetmi burim i besueshem i nderkombetareve. Ndersa per enver Robelin? Nuk e njoh si nacionalist, apo si perkrahes i madh i bashkimit Kosove-Shqiperi.Eshte ne grupin e atyre gazetareve ,qe “nuk e di pse” por ne Kosove nuk i do njeri. Do te kete nje president te perbashket,sepse do te kete nje shtet te perbashket(Shqiperi Etnike) por kete ta arrijme me vepra dhe jo fjale shume e pune pak. Edhe reagimi kunder, eshte antikombetar kur behet nga disa tipa ,si ai Pallaska,apo ai mjekrroshi historiani qe aq i mirenjohur eshte sa ia harrova dhe emrin

  2. Jam befasuar nga reagimi i politikaneve injorante nga te dyja anet,Kosove dhe Shqiperi.Fjalimi i Rames duhet lexuar me kujdes ne kontekstin kohor.Ai nuk tha “neser”,por ne nje te ardhme.Dhe kjo eshte normale ne Evropen e bashkuar.Te renet ne Kosove rane per flamirin arberor jo ate evropian te diktuar nga rrethanat.

  3. Si shqiptar (me origjine nga kosova) Rama kurrsesi nuk e ka shkel mikpritjen e kosovarve. Perkondrazi i e ka marre pergjegjesin ashtu si a ka hije shqiptarit… Perderisa cdo serbet pretendojn (e thot) kosova eshte pjes e serbise. Rama ka te drejt te thot dhe duhet te thot nje gje te till. Fjalimi i Rames ishte shum i qelluar dhe pergjegjes ! Sigurisht qe do kete te till qe nuk do ju pelqente ky fjalim, le te fillojn te mesohen dalngadal nese dojn ndryshe jemi rreth 15 milion shqiptar ne ballkan, duhet te jemi pergjegjes per fatin ton edhe pse ndima e te tjerve na duhet (por kjo kurr nuk ka munguar dhe nuk do te mungoj perderisa edhe ne te perpiqemi..)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu