• |
ide | kryesore

Gerta Heta: I dashuri më kërcënonte, më ushtronte dhunë fizike

F1, Paparazzi



E ftuar në “Oktapod”, Gerta ka treguar për herë të parë se ka qenë pre e dhunës fizike dhe asaj psikologjike nga ish-i dashuri i saj i parë. Ajo është sistematikisht për një periudhë 6-mujore dhe fillimisht nuk kishte mundur dot t’i shprehej prindërve nga frika. “Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. Do t’ia thyej këmbët vëllait tënd, thoshte. Pas 6 muajsh dhune sistematike u thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi”, tha Gerta duke ngritur kështu shqetësimin për dhunën në familje e në çift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *