• |
ide | kryesore

KUFIRI DETAR/ A po shkelet për të dytën herë Kushtetuta?

Kryesore



Tkurrja e Gjykatës Kushtetuese me vetëm 5 anëtarë krijoi një moment të artë për mazhorancën, që mund ta negociojë kufirin detar me Greqinë, pa pasur frikë se marrëveshja do të shpallet antikushtetuese. Megjithatë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati premtoi se nuk do të shkelen linjat e kuqe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen e parë.

Pengesa e vetme në këtë moment janë dilemat e Ilir Metës. Deklaratat që vijnë nga Greqia tregojnë se marrëveshja është mbyllur dhe Presidenti nuk pranon të trajtohet si një noter i rëndomtë.

Mungesa e plotfuqisë në negociatat e vitit 2009 ishte një nga argumentat më të forta ku mbështetej vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me relator Xhezair Zaganjorin. Aty theksohet se një autorizim nga Presidenca për të negociuar është i domosdoshëm. Veç kësaj, saktësohet edhe momenti, se kur Ministri i Jashtëm duhet t’i drejtohet presidentit.

Lapsi.al iu rikthye vendimit të vitit 2010, që rrëzoi marrëveshjen e parë me Greqinë. Nuk duhet shumë për të kuptuar se Kushtetuta tashmë është shkelur.

Nga dy pika të vendimit (pika 26 dhe pika 33) del se Ministri i Jashtëm duhej të ishte drejtuar në presidencë shumë kohë më parë, që kur nisi bisedimet me homologun e tij grek, Nikos Kotzias për këtë çështje. Fjala kyçe në këtë rast është bisedime.

PIKA 26 E VENDIMIT Të GJYKATëS KUSHTETUESE

Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar.

Antikushtetueshmëria bëhet akoma më e qartë në pikën 33 të vendimit. Aty rrëzohet qartësisht e gjithë praktika e ndjekur si para vitit 2009, ashtu si edhe sot, në rastin Bushati-Kotzias.

PIKA 33 E VENDIMIT Të GJYKATëS KUSHTETUESE

Gjykata thekson se e drejta e Presidentit të Republikës për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare është një funksion kushtetues dhe këtë ai e ushtron ose vetë, ose duke i dhënë plotfuqi qeverisë me qëllim përfaqësimin e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Duke iu referuar fakteve të bëra të njohura nga përfaqësuesi i subjektit të interesuar, Ministria e Punëve të Jashtme, rezulton të jetë bërë praktikë e vazhdueshme që edhe në raste të tjera të zhvillimit të bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me palë shtetin shqiptar, delegacioni shqiptar të mos ketë qenë i pajisur me plotfuqi nga ana e Presidentit të Republikës. Pra, është krijuar praktika e mospajisjes së delegacionit shqiptar me plotfuqi, nëse pala tjetër në marrëveshje nuk e kërkon një gjë të tillë. Gjykata vlerëson se ndjekja e një praktike të tillë rezulton të mos ketë bazë kushtetuese ose ligjore, pasi kemi të bëjmë me një veprim të paautorizuar nga organi, të cilit i takon kjo kompetencë. Kjo sjellje institucionale e kthyer në një praktikë bie ndesh jo vetëm me nenin 92/ë të Kushtetutës që parashikon rolin dhe kompetencën e Presidentit për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, por edhe me nenet 4 dhe 7 të Kushtetutës.

Por këshilltari i Bushatit, Glevin Dervishi, në një intervistë në Janar të këtij viti, kur ende nuk ishte kërkuar plotfuqia nga presidenti, bëri dallimin mes bisedimeve dhe negociatave.

“Së pari njëherë në politikën e jashtme, edhe nga pikëpamja proceduriale ka një dallim midis bisedimeve dhe negociatave. Bisedimet janë kryer, ndonëse me prezencë të ekipit teknik të Ministrisë së Jashtme, janë kryer në nivel dy ministrash, por kalimi nga faza e parë e bisedimeve, në fazën e negociimit, janë dy faza krejt të ndryshme nga pikëpamja ligjore dhe nga pikëpamja e angazhimit institucional” ka thënë Dervishi.

Ministria jonë e Jashtme, pretendon se autorizimi i Presidentit nuk duhej kërkuar për bisedime, si ato të Korçës, por vetëm për negociata të ekspertëve si ato që priten të zhvillohen në Tiranë apo Athinë. Por ky dallim nuk ekziston në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe deklarata ngjan më shumë me një justifikim.

Përveç kësaj, në takimin e Korçës, bashkë me ministrat e jashtëm Bushati dhe Kotzias, ishin të pranishëm edhe ekspertët. Në foton e përbashkët të dy delegacioneve në Korçë, dallohet përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, Artur Meçollari, oficer detar dhe ekspert i çështjes.

Detaji përforcon dyshimet se ajo që thonë grekët, është e vërtetë: se kufiri detar është përcaktuar tashmë dhe se të dy qeveritë kanë gjetur konsensus. Por ndërsa Alesksis Tsipras u këshillua me të gjithë faktorin politik të Greqisë para se të jepte miratimin për kufirin detar, Edi Rama, siç e ka zakon gjendet në ngërç intitucional. ©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



7 Comments

  1. O ari,
    po ne c’pidh te sateme je futur!? Hajde shpejt dhe n’a zberthe nenet e kushtetutes se keta te gjykates nuk po marin vesh nga kjo pune!

  2. Respekt per arin sepse ay asht qy nuk e rruan hajdarmalluten per gazetart dhe analist e djatht dhe t majt ,ay nuk e rrun per politikn sepse ay asht ma i zgjut se t gjith analist dhe komentus t djatht.

  3. Nuk eshte me sekret qe Andi i di te gjitha! Njelloj si Tosi! E do ekonomist mer Andin dhe Tosin! E do konstitucionalist aty i ke te dy te na ndricojne mendjen me vendimet e gjykates Kushtetues dhe kushtetuten! I do avokate aty jane dhe cfare nuk jane! Vetem njeres te tille pa tru pa bosht mund te vrapojne nga “huri ne hu”! A e di Andi se kush eshte Meta,”presidenti shqiptar”? ari eshte i semure me grip.se shpejti!

  4. Vini re dallimet ne negociatoret: greket burra dhe gra te pjekur me eksperien ce, shqiptaret bq qe nuk e kane idene se per cfare jane atje. Vijne nga universitet private (tapa topi) dhe nga papunesia. Shyqyr qe do bejne nje rruge jashte…..hahahaha m jerimi yne

  5. noli,
    meri Nolit gjigand te kombit tone vlerat e tij, por mos na co ne kohen e Nolit, mbasi edhe nese ai do te ishte i gjalle nuk do te lejonte!

  6. Shikoni sa te lumtur jane. sidomos Shqiptaret.

    Sapo kane ngrene nje dreke qyl.

    Nqs eshte fotografia e Negociatoreve, duken qe jane Negociatore te cilesise se larte.

    Vetem 2 -3 kokra jane moshe e thyer te tjeret , ftujake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *