• |
ide | kryesore

Lubonja: Nuk ka drejtësi, por një bandë që po sulmon një tjetër

Lajme, Të fundit



“Ju kujtohet atëherë kur filluan gjyqet e komunizmit. Këtej ndërtoheshin piramida andej vazhdonin gjyqet”. Janë fjalë të analistit Fatos Lubonja i pyetur për proceset gjyqësore të nisura për korrupsion si rasti “Xhika” apo “Haxhinasto”.

Lubonja thotë se këto çështje nuk janë një sinjal se po funksion drejtësia. Në studion e gazetares Eni Vasili në News 24, Lubonja tha se e sheh një goditje selektive të korrupsionit të atyre që janë në pushtet.

“Përveç asaj që këta kanë vjedhur, problemi është gjetke. Pyetja është a ka filluar të funksionojë drejtësia. Unë them që nuk ka filluar. Kjo është një lloj propagande dhe një lloj presioni ndaj kundërshtarëve. Është një drejtësi selektive. Por a është më mirë një drejtësi selektive, apo më mirë pa drejtësi fare?

Për mua kjo është një luftë bandash. Unë nuk them dot se kriminelët e pastrojnë njëri – tjetrin. Drejtësia që i ka të gjithë njëlloj para ligjit është një lloj drejtësie tjetër.

Nuk shoh drejtësi. Është i qartë selektiviteti. Kjo ka kosto edhe për ata që duan të punojnë edhe për ata që po vjedhin dhe që po fuqizohen politikisht. Këtu krimi po bëhet me kullat dhe askush nuk flet. Nuk kam hall kush hyn në burg, por të mbarojë ky sistem” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. A ka bërë ndonjë studim Lubonja si “analist”, se kush i krijoi piramidat e me çfarë qëllimi ?
    Çuditërisht pothuajse të gjithë “biznesmenët” që krijuan piramidat, dalin se kanë qenë ish “kapterë” të ish ministrise së mbrojtjes apo asaj të mbrendëshme të kohës së diktaturës.
    Përse nuk e ngriti zërin Lubonja me shoke të jepte alarmin për këtë fakt, por me të gjitha bateritë e urrejtjes “kllasore” ju vërsul Berishës që problemi i piramidave, të merte rrugën e revanshit politik të riardhjes në pushtet të ish punistëve ?
    . Është e vërtetë se Berisha bëri gabimin që këto piramida ti merte si një dukuri të tregut të lirë kapitalist, apo një fillesë të bankave private, gjë qe e ka pranuar publikisht e ka kërkuar ndjesë, por ështe edhe fakt se Berisha kur e kuptoi gabimin, i ndaloi këto piramida duke nisur të shohë mundësitë për kthimin mbrapshte të parave të humbura të qytetarëve.
    Eshtë pranuar se me paratë e kthyera, shqiptarët nga piramidat humbën diku rreth 300 milionë euro.
    Vetëm me pislleqët që janë bërë me ARMON, shqiptarët rezultojne se kanë humbur mbi 700 milionë euro. Vetëm me faljen e parave te ÇEZ-it çek, shqiptarët humbën mbi 500 milionë euro.
    Vetëm nga që i shkrepi mëndja Edi Ramës që të hidhte në erë “pallatin e vjehrit të Bashës” edhe me nxitjen e Lubonjës, Gjykata e Strasburgut ndëshkoi xhepat e taksapaguesve shqiptarë me rreth 13 milionë euro.
    Por a mund të krahasohen këto para me jetët e humbura të mijra shqiptarve si pasojë e thirrjeve histerike me prapavijë politikë të revanshistëve komunistë, që të rrëzojme me dhunë e revolucion bollshevik Berishën nga pushteti ?
    Po qe për para, dëmet që shkaktoi ky farë “revolucioni”, me shkatërimin e institucioneve shtetërore, mund të jetë dhjetë fish më i madh se 300 milionët e humbura në piramida.

  2. Lubonja ke te drejte, por une si shqiptare pa interesa politike them qe, ata qe kane vjedhur dhe keqtrajtuar pozicionin e punes, duhet te dalin perpara ligjit dhe te burgosen, pa interes se kush jane..

    Kometuesi abc, dukesh qe je punetori/ servili i Berishes, se ne cdo koment qe ben mbron qeverisjen dhe interesat e Sales.
    Turp te keshe ore servil, shqiptaret jane dishmitare qe qeverisja e Sales e ka lene shqiperine kaq mbrapa deri me sot, ata e nisen kanabisin, prej atyre humben shqiptaret parate ne 97″ pastaj hapi depot e armevet dhe e futi shqiperine ne lufte, moret dipllome universiteti pa shkuar asnje dite ne shkolle, si Adriatik LLalla dhe ju te tjeret.

    Turp te keni, jeni mbeturinat dhe parazitet e shqiperise ne shqiperi.

  3. pavarsisht se veting do të thotë përzgjedhje,tek ne quhet vendosje drejtësie!ne kështu na i propaganduan dhe pikë!!
    në fakt ai është me të vërtet një përzgjedhje e punonjësve të drejtësisë!jo në bazë të ndershmërisë së tyre,por të përkatësisë!pro o jashtë pushtetit!
    pra dje pamë saliun që bëri “vetingun”përzgjedhjen e tij,pa bërë “reformë”,sot po shohim ramën që po bën përzgjedhjen e tij,këtë radhë me reformë!!pra të pranuar dhe nga pala kundërshtare!!
    unë personalisht si shumë komentues të tjerë e kemi thënë me kohë që nuk kemi të bëjmë me pastrim të drejtësis,por me kapje të saj!!
    do të bëhet sikur të kapen disa,pjesa tjetër do të ndryshojë drejtim dhe mbaroi muhabeti!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *