• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një shtetas grek në Gjirokastër

Lajme



Një shtetas grek ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës. Policia thotë se 52-vjeçari me inicialet G.G, banues në Greqi, kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ai ndërroi jetë pak më vonë. Nga të dhënat paraprake rezulton se vdekja është për shkak të problemeve me zemrën. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *