• |
ide | kryesore

Presidenti i përbashkët Shqipëri-Kosovë, Basha e quan ‘një hajdut më shumë’ 

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se as Shqipërisë dhe as Kosovës nuk i duhet një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët.

“Nuk i duhet as Shqipërisë dhe as Kosovës një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët. Të gjithë i dimë problemet e jashtëzakonshme të dy ekonomive tona, na duhen zgjidhje që funksionojnë për qytetarët”,- u shpreh Lulzim Basha.

Ky koment i kryeopozitarit vjen një ditë pas deklaratës që Edi Rama bëri në Kuvendin e Kosovës, se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një ditë një president të unitetit kombëtar. Deklaratë kjo që u cilësua si aspak e përshtatshme nga pala serbe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *