• |
ide | kryesore

Vlorë/ Shpërthehet marketi në mesnatë

Lajme



Në ora 23:45 të mbrëmjes së djeshme, një dyqan produktesh ushqimore u hodh në erë, në Kaninë të Vlorës.

Dyqani ishte në pronësi të 44-vjeçarit Dedtim Yzeiraj, dhe në atë orë ishte i mbyllur.

Policia njofton se shpërthimi nuk shkaktoi dëme një njerëz, ndërsa janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut. Policia u njoftua nga të zotët e dyqanit, të cilët banojnë pranë biznesit.

 

Burime nga policia thanë se disa persona janë shoqëruar për tu pyetur lidhur me ngjarjen, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *