• |
ide | kryesore

Artan Fuga ankohet për parkingun, Veliaj i nxjerr listën e fisit në media

Lajme, Të fundit



Prej dy ditësh, akademiku Artan Fuga ankohet i shqetësuar në faqen e tij në Facebook, për mungesën e vendeve të parkimit pranë banesës së tij, në Rr. “Him Kolli”. Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka bllokuar parkingjet anash pallateve pa u konsultuar më parë me banorët e lagjes dhe tani s’ka ku të parkojë makinën e tij.

Pasi zëri i Fugës gjeti hapësirë në media, Bashkia e Tiranës i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Me shpjegimin se kërkesa për ndërhyrjen e Bashkisë është bërë nga vetë familjarët e Artan Fugës, në mediat pranë Veliajt ka dalë një shkresë ku rreshtohen emrat e familjarëve të Artan Fugës.

Tashmë në portale, qarkullon shkresa e familjarëve të Fugës, që i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës, ose më saktë Drejtorisë së Ndërmarrjes Nr. 2 të Qytetit, me shkresën e mëposhtme (faksimile në foto), shoqëruar edhe me fotot përkatëse, lirimin e hapësirave në rrugë, pikërisht që të kalojë ambulanca dhe zjarrfikësja:

Unë i nënshkruari Denis Fuga

Me banim në adresën Rruga “Him Kolli”, pallati 44/1
Nr. kontakti 042242193
Parashtroj ankesën time si më poshtë:
Ne banorët e pallatit 44/1, rruga “Him Kolli”, shprehim shqetësimin tonë për parkimin e makinave pa kriter (duke mos qenë rezident), duke vështirësuar kalimin, hyrjen dhe daljen e makinave nga garazhi. Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe parkimi i makinave në fillim të rrugicës, duke mos respektuar hapësirat për hyrjen dhe kalimin sa më të lirshëm në këtë rrugicë, e cila lidh rrugën “Him Kolli” me rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Në këto kushte, paraqesim kërkesën tonë pranë Drejtorisë Tuaj për zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur gjysmësfera betoni në këtë segment rrugice.
Shpresojmë që kërkesa jonë të merret parasysh!
Ankuesi: Denis Fuga
Më pas, ankesa është firmosur edhe nga 15 banorë, shumica nga fisi Fuga:
Dori Fuga
Megi Fuga
Erjon Fuga
Entela Toka
Denis Fuga
Emiljano Fragji
Ilir Gjerasi
Altin Gjoni
Elona Gjoni
Myrteza Fuga
Asibe Fuga
Armand Fuga
Erdit Rrapaj
Lediona Rrapaj
Abdurraman Korruku
Euor Bilalaj

 

 

 

 



6 Comments

    1. xxx
      meta -rama 10 :0
      bastard ,kokplare ,njeri qe akuzoi babain qe i qiu gruan dhe lindi gregori.
      i kerkoi bllok i morri ngjal ne lalez,
      hajn me ze dhe figur beri koalicion,pikat 56789 po i shkurtoj,por pika numer 10
      i lepiu bythen metes dhe e beri president.
      pik shtes nji vella ka fuga ne kryekanabisisten.si keshilltar.

      1. Kjo qe thoni ju nuk ka shume gjasa te jete e vertete.
        Po te ishte dicka e sajuar do te reagonin personat qe ju eshte permendur emri ne ate dokument, dhe ata nuk jane pak.

        Pra me vjen keq por rezultati shkon prap 1;0

  1. Këto janë pallatet e Ramutit, shiko sa distancë për rrugë kanë lënë, ku ti parkojnë njerëzit makinat? Këta kanë kërkuar që të lirohet hyrja dhe dalja jo të bëhen parkimet me pagesë.

  2. Sic e thashe edhe te artikulli tjeter ku ankohej Fuga, Profesor, pervec teje, ishallah jua qi grate Erjoni te gjithe ju tironcve(dhe katunarve) qe e votuat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *