• |
ide | kryesore

Artan Fuga: Bashkia e Tiranës më trajton si qen!

Lajme, Të fundit



Mbi çfarë ligji Bashkia e Tiranës bllokon vendet e parkingjeve anash pallateve të banimit në rrugët dytësore ose brenda lagjeve?

Mbi çfarë vendimi, me çfarë lejeje?

A është bërë ndonjë studim konkret në cdo rrugicë?

Kush e ka bërë si agjenci e pavarur?

Apo ndonjë servil militant?

Përse ne si komunitet nuk na informojnë për këtë ekspertizë?

Ne jemi qytetarë të mirë, por a është kryetari i bashkisë një kryetar i mirë? Unë ashtu e dua, por dua ta shoh në praktikë.

Nuk pres nga ai të më tregojë se duhet të mbjell pemë që të jem qytetar i mirë.

Qytetar i mirë jam kurrë nuk pranoj të trajtohem si qen.

Si pedanë për karriera politike të atyre që u kam dhënë votën se më kanë premtuar se do të më shërbejnë.

Përse na rrëmben sipërfaqet në shërbim të komunitetit dhe na i kthen në mall tregu?

Edhe në Mesjetë kishte dominiome falas për komunitetin, pyje, livadhe etj.

Bashkia e Tiranës na ka kthyer në Mesjetë duke na bërë si atëhere edhe kalimin e urave me parà.

Mbrapa ka cinizëm, mos çarje koke për qytetarët. Marrje nëpër këmbë të banorëve.

Do të shohim me radhë gjithçka sepse edhe pemët që mbillen çfarë dobie sociale kanë realisht përtej showt me artista e me gazetarë që nuk përfaqësojnë asgjë veç vetes së tyre.

Do të shohim me rradhë shkeljet e të drejtave qytetare.

Bashkia e Tiranës na trajton si qenër.

Na e tarifon ujin si ujë të pishëm që duhet të vijë në rubinet, por ai as vjen në rubinet dhe as nuk mund ta pijë njeri.

Përse na vjedhin?

Ne kërkojmë parkingjet anash banesave sigurisht pa pagesë.

Vetëm për rezidentët sikundër ndodh në qytetet e mëdha të Europës.

Eshtë gënjeshtër prej PINOKU që edhe në Perëndim qytetari paguan për parking. Unë jam gati ta provoj këtë sociologjikisht dhe nëse nuk bëj dot jap dorëheqjen si punonjës shkencor.

Zoti Erion Veliaj dëgjo qytetarët që duan të mirën e qytetit të tyre dhe mjaft me show në televizion.

Edhe pista e bicikletave poshtë dritareve të kryeministrit është thjeshtë një fasadë, një show bajat.

Mjaft me këto!

Lironi parkingjet!!!



4 Comments

  1. Profesor, pervec teje, ishalla grate jua qi Erjoni te gjithe tironcve (dhe katunarve) qe e votuan!!!!! Tani eshte teper vone per te protestuar – gangrena ka avancuar ne kocka

    1. O mero llumi! Kurrë nuk është vonë për të protestuar por të shamet e tua jon idjotllik dhe injorance. Profesori ka shumë të drejtë në atë që thotë por kur të lexojë komentin tënd do vihet në siklet. Të gjithë po na vështirësohet jeta në Tiranën tonë dhe duhet protestuar! E keqja është se duhet dikush për të na udhëhequr.

  2. Lali Eri Leku jo vetëm që na VJEDH por dhe na jep mend! Ja nxjerrtë zoti ishalla! Rre si derri (siç themi ne tironcit) kur thotë se e bo për qytetin! Gjithçka e bo për xhepin dhe karrierën e tij! Parkingjet për qytetarët zgjidhen ndryshe. Po doni shembuj jua jap!

  3. Jo lali por ure vajgursi po vjedh si i babzitur por po shkel edhe rregullat themeltare,shikoni rruget e bicikletave,kudo ato behen neper trotuare e jo ne rruge ku gjithmon jane nen rrezikun e makinave,le pastaj betonet qe vendos anash te cilet jane te antiligjshem nga kodi rrugor masi ato duhet te jene prej gome,pastaj parkimi me pages si ne asnje vend te europes ku gjithmon ka parkime pa pages,shikoni me abonet e urbaneve qe i kerkon me fotografi,kur para nji viti e quajti te pa ligjeshme e kujt ja ben kto nji populli te varfer me i farferi te pakte ne europo ky esht nji gjakpires e nji fmi i perkedhelur qe e beri dadmen me kursimet e pensionit te semes,tallesh me njezit apo je injorant,shikoju nji here ne pasqyr e ndrysho rruge e mos shfrytzo medjen tende ne bashki o njeri me shpirt te keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *