• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e ministres Nikolla: Disa universitete private pastronin njerëzit e krimit me diploma

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” tha se reforma në arsim nuk lidhet vetëm me ligjin e arsimit të lartë, por edhe mbylljen e 22 universiteteve private që sipas saj ishin kthyer në biznes duke dhënë diploma edhe për të inkriminuar. Ajo u shpreh se ata blenin diploma duke u trajtuar si të barabartë me çdo të ri që punon në mënyrë serioze.

Nëse nuk do të kishim mbyllur 22 universitete private që vidhnin paratë e familjeve shqiptare për të ofruar letra pavlerë. Ato universitete ishin aty edhe për të pastruar shumë njerëz që vinin nga radhët e krimit duke blerë diploma dhe duke qenë të barabartë me çdo të ri që punonin në mënyrë serioze. Ne kishim 762 programe në universitetet publike. Kemi vetëm 454 programe studimi duke mbyllur ato programe që kishin numër të vogël studentësh ku mesatarja nuk kalonte 5.3. Sot kemi një agjenci profesionale. Kishim një bord akreditimi që drejtohej nga këshilltar të ish-kryeministrit. Sot drejtohet nga një profesor. Vendimmarrja e bordit të akreditimit nuk kontrollohet nga ministrja e Arsimit.” – tha Nikolla.

 



2 Comments

  1. E para e punës, mbyllja e universiteteve private nuk mund të bëhet mbi bazën e paragjykimeve të një kryeministri nën nivelin mesatar akademik, por mbi bazën e konkurencës së tregut të lirë e kontrollit shtetëror e akademik.
    Së dyti, kur përmenden diplloma të dhëna nga universitetet private, njerëzve të krimit, ky “zbulim” duhet të konkretizohet me emra e mbiemra.
    Ligji i dekriminalizimit zbuloi se një pjesë e deputetëve apo kryetarëve të bashkive të përzgjedhur mga shefi i PS, veç faktit se kishin një të kaluar kriminale, na dilnin edhe me diplloma të dyshimta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *