• |
ide | kryesore

DETAJE/ Kush është biznesmeni me precedentë që iu sekuestrua pasuria 2 mln euro në Durrës

Lajme, Të fundit



Zbulohen të tjera detaje nga operacioni i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 2 milion euro në Durrës, që dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Mësohet se kjo pasuri i përket 46-vjeçarit Sajmir Tusha, biznesmen që operon në fushën e ndërtimit në Golem.

Tusha ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *