• |
ide | kryesore

Ish ministri i LSI paraqitet tek Krimet e Rënda për rrugën Tiranë-Elbasan

Lajme



Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan kanë çuar në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe ish-ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj.

Një ditë më parë në ambientet e Krimeve të Rënda u thirr një tjetër ish-ministër i LSI që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve. Edmond Haxhinasto u pyet të hënën për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.

Siç mësohet nga burimet, Haxhinasto është pyetur një ditë më parë nëse janë ndërmarrë apo jo masa nga Ministria pas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që konstatoi abuzimet me mënyrën si është zbatuar projekti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *