• |
ide | kryesore

Ndarja e detit/ Kush ka të drejtë në përplasjen Meta – Bushati?

Kryesore, Lajme



Marrëveshja e përcaktimit të kufirit shqiptar me Greqinë nga një sherr ndërkombëtar është shndërruar në një konfikt lokal. Nga njëra anë qëndron qeveria e akuzuar se po kërkon të shmangë presidentin nga roli që duhet të ketë në këto negociata, duke dashur të futet në një proces sa okult po aq edhe jo transparent. Nga ana tjetër qëndron institucioni i presidencës, i akuzuar se po kërkon protagonizëm dhe një rol më të madh sesa i njeh ligji gjatë këtij procesi.

E gjithë beteja po zhvillohet nëse i duhet dhënë “carta bianca” Ramës dhe Bushatit për të arritur marëveshjen ashtu sikurse duan ata, apo ky proces duhet të kontrollohet edhe nga instancat e tjera. Në këtë kuadër është zhvilluar edhe debati i ditëve të fundit, nëse presidenti duhet ta japi apo jo autorizimin për plotfuqishmëri që të vazhdojnë negociatat me Athinën.

Konfuzionin në këtë debat, më shumë juridik sesa politik, e shtojnë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010, pra ai që hodhi poshtë marrëveshjen Berisha – Karamanlis, si dhe ligji për marëveshjet ndërkombëtare i votuar nga socialistët në 2016. Në vendimin e Kushtetueses, rolit të presidentit i jepet një peshë tejet e madhe. Ndërsa ligji i 2016 e redukton atë vetëm në dhënien e autorizimit për plotfuqishmëri. Këtë të fundit e jep Ministri i Jashtëm. Nisur nga ky interpretim, qeveria Rama do ta marrë të gjithë procesin vetëm mbi shpatullat e veta.

Socialistët interpretojnë se Presidenti duhet ta japë autorizimin për plotfuqishmëri pa bërë llafe, sepse ai ka dhe dy hallka të tjera për ta kontrolluar procesin. Së pari, kur marrëveshja e arritur mes Tiranës dhe Athinës të bëhet gati për firmë, dhe së dyti, kur pasi të miratohet në parlament, Ilir Meta të firmosë dekretimin e saj.

Por nga ana tjetër presidenca pretendon të kundërtën. Ajo do të njohë emrat e atyre që negociojnë, CV e tyre, objektin konkret të negociatave dhe parimin që do të përdoret. Në letrën e fundit të bërë publike, që i dërgohej ministrisë së jashtme viheshin këto 3 kushte për të dhënë autorizimin për plotfuqishmëri.

Pavarësisht se kush ka të drejtën ligjore me vete (atë mund ta zgjidhë vetëm Gjykata Kushtetuese) pretendimi i Metës duket më i arsyeshëm dhe transparent. Publiku ka nevojë të dijë më shumë dhe të ketë një sy hapur për njerëzit që do i falin apo do t’i rrëmbejnë det Greqisë. Ky është një proces tejet i rëndësishëm për ta kryer në fshehtësi, pa kontroll dhe për ta lënë në duart e pak vetave, sado të zotët dhe të ndershëm të jenë potencialisht ata.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Objekti : “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke”

    Ha ha

    Rrumpalle. Iu rrofshin kollaret qe keni ne qafe. Se keshtu dukeni intelektuale por qenkeni kallp, ose te papergjegjshem.

    Keshtu i shkruhet nje shkrese zyrtare Presidentit te Republikes?

    Do ti jepni nje per nje emrat e ekipit negociator dhe kryesuesin. Sepse keshtu quhen negociata transparente.

    E kemi nga eksperienca. Kane shku robt per dieta jashte shtetit, pa lidhje, pa eksperience, dhe si ka kercitur fare se per cfare kane firmosur.

  2. Bravo Meta! Ky KM yne kujton se eshte mbret i Shqiperise dhe ben c’te doje.S’ka idene e funksionimit te shtetit
    dhe kujton se Shqiperia eshte si ato zhgaravinat e tij qe i ngjyros si i do qejfi.

  3. Ja u them une kush ka te drejte:
    Sali Berisha i cili e perzjeu mutin e halese dhe na i la ne t’i marim ere, dhe ari me komentet e tij brilante per demokracine,

  4. po keshtu e kane drogaxhinjte japin urdhra me celular dhe kujtojne se po bejne ndonje pune te madhe. Bravo Presidenti qe edhe njehere po i tregon ketyre qeveritareve se nuk drejtohet vendi me lloqe ne facebook po me letre zyrtare te menduara mire . Pastaj dhe studentetet e Kristalit e dine se kur kerkon perfaqesine duhet te jeshe ne gjendje te thuash sakte se per cfare e kerkon dhe me cilet do perfaqesohesh. Edhe per nje tender duhet qe firmat te tregojne se jane ne gjendje ta realizojne duke treguar burimet dhe aftesite. Po ku ta dije Kryeministri a ministri kete ato tenderat i vendosin me telefon keshtu qe menduan qe te ndajne dhe kufirin me Telefon pa bere asnje leter. Hajde Qeveri hajde si teater kukllash.

  5. Nqs e ka krijuar njeri anormalitetin ky eshte Bushati dhe RAma dhe jo presidenti. Cfare kerkon presidenti jane te gjitha te sakta dhe ky Bushati te reagoje sic duhet dhe mos te shkruaj kerkesa qe nuk jane te denja as per nje gjimnazist.

  6. Ore kush ua la detin ketyre plaku apo plaka?
    Nji deputet i thjeshte i kerkoi ministri te jashte grek shpjegim
    Dhe ai ja dha nji per nji
    E degjuat sot amb e kanadase
    Do ju mesojne” indigjeneve”
    Gjuhen e huaj tha
    Po’ ATA è Kane mesu nga Zharreza
    Ujin e zi ne mes te shtepise
    Talluni komunista tash 77 vjet me kte popull e me kte vend.

  7. PEZVENGU i PAEMER, komentues ,nuk e dikerka qe gabimin qe beriS, BERISHA, e hodhi poshte gjykata kushtetuese, Por na e mbaka akoma e i mbaka ere. INJORANT I KOHES, E JO KOHERENT. Sot diskutohet per mareveshjejet e fshehta tper detin nga banditiqe eshte ne qeveri, qe i cili nuk ka asgje transparente,,eshte tipike e stilit te tij pucist e perdhunues te kushtetutes, se nga 6 milje, ky bandit do ti fale kalit te trojes 12 milje. KY eshte tradhtari, META ka plotesisht te drejte qe te dije grupin organizator qe ka ose do beje mareveshjen.Kete se do pushtuesii pushtetit,Por nuk ka per ta realizuar tradhtine, se do bjere vete brenda kesaj rradhe.SHQIPERINE e detet, e tokat e saj si ka te babait e te jemes, boll ka vjedhur.

  8. Ku ishte reagimi i kesaj gazete dhe ketyre komentusa kur Qeveria e Sali Karaxhic-it firmosi traktatin e detit ne fshehtesine me te madhe ne historine se kombit tone pa pyetur as presidentin, as institucionet perkatese, as popullin, siku te ishte prona e Sheqere Karaxhic Berishes!?

    1. Nuk Po e thua vetë se është bërë në fshehtësi nga Berisha? Nga ta dinin komentuesit se po bëhej diçka, kur ajo bëhet në fshehtësi?

  9. ganiu dhe ndonje KARI I PAEMER,
    marveshja e Sali Vicidolit u mor vesh vetem mbasi u firmos nga te dy palet , Greke dhe Shqiptare, pra u kosiderua e mirqene dhe kur muti plasi mbi hale u ankimua nga opozita e asaj kohe ne Gjykate e cila me vendim unanim e hodhi poshte.
    Ky mut qe doli mbi tavoline ne vend qe ju t’a hani dhe te mos reagoni cirreni si majmune gjysem njerez ku metamorfoza e evlucionit tuaj ende nuk ka perfunduar duke na e bere hero kriminelin Sali, dhe kriminela ata qe kane informuar te gjithe institucionet perkatese deri tek Presidenti dhe kane deklaruar se hartat e ndarjes se detit, ajo e Saliut dhe jona do te behen te njohura perpara mbylljes se marveshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *