• |
ide | kryesore

Patozi kujton 20 shkurtin ’91: Pas 27 vitesh jemi në mëshirën e Rilindjes dhe Republikës së Re

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi kujton vitin e largët 1991, ku në datë 20 shkurt u rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Ai shkruan se para 27 vitesh askush nuk do ta dinte që sot do të ishim në mëshirën e Rilindjes dhe Republikës së Re.

ATËHERË KUR NUK MUND TA DINIM…

Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Kavaja, pjesëmarrës të grevës së urisë, që kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit. Atëherë, kur askush nuk mund ta dinte dhe as nuk mund ta merrte dot me mend se pas 27 vjetësh do të ishim në mëshirën e “Rilindjes” dhe të “Republikës së Re”, dy gënjeshtrave të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa.” – shkruan Patozi.

 



1 Comment

  1. Për “Rilindjen” e socializmit kanabist në pushtet, merita të veçanta ka edhe shoku Patozi me kontributin e madh mediatik që ja kanë vlerësuar edhe mediat e kapura nga Rama, edhe luftëtarët e vendosur të ideve marksiste-leniniste.
    Po nuk po na e nxjerr kollën zotëria se ku e paska të keqen “Republika e re”, një program i kjartë ekonomiko-politik i opozitës shqiptare ndaj zullumeve të Rilindjes ?
    Nëse Patozi të keqen e programit të Republikës së re të paraqitur nga lideri i opozitës, z.Basha, e sheh tek personi i tij si një i rënë nga dega e fikut, ky është hall i tij personal e jo i opozitësd demokratike në tërësi.
    E rreh gjoksin Patozi se në vitin 1991 paskej qenë pjestar i grevës së urisë së studentëve.
    E pastaj ?
    Studentë pjesmarës në ate grevë kanë qenë me qindra.
    Me dhjetra mijra të rij e burra e gra nga gjithë Shqipëria morën pjesë në protestat e fuqishme kundër diktaturës enveriste.
    Mos duhet që të gjithë ata të jenë sot lider të PD ?
    Liderët partiakë me normat e demokracisë zgjidhen me vota të shumicës e jo në bazë të dëshirave të ndonjë politikani anemik që nuk plotëson asnjë kriter për këtë post.
    Le të na thotë Patozi se veç faktit se paskej marë pjesë dikur mes qindra studentëvë edhe ai në një grevë, me çfarë mund të na e mbushë mëndjen se është më i aftë, më i kulturuar, më i formuar nga ana akademike e intelektuale se juristi i dipllomuar në Hollandë, z.Basha ?
    Lexova që Patozi ja njeh si anë negative Bashës faktin se ka qenë përzgjedhur nga z.Berisha si ministër në tre dikastere.
    Po zotëria e tij si nuk e kupton se, nëse Berisha po të kishte besim në aftësitë e tij menazhuese qeverisëse, nuk do të kishte zgjedhur Bashën po Patozin si ministër.
    E ka pasur ndoshta si “dobësi” Berisha, që të vlerësonte ndonjë “kavajas” si Patozi e ta linte të tundëte tespiat si nënkryetar të PD, pasi PD kishte shumë intelektuale më të zotë se ai që të mereshin me partinë.
    Ama qeverisja nuk kërkon vetëm merita “grevistash”, por njohuri profesionale e formim intelektual të plotë e prova në aftësi menazhuese qeverisëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *