• |
ide | kryesore

Prefektët bëhen me makina të reja, ministria e Brendshme blen 15 autovetura për 325 mln lekë

Lajme, Të fundit
makina-deputetet-e1469293089870-720x355.jpg



Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur ditën e hënë procedurat për blerjen e automjeteve për prefektët e qarqeve dhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në total janë 15 autovetura që do të blihen për një fond limit prej 35.5 milionë lekësh pa TVSH.

Pjesa më e madhe e këtij fondi shkon pikërisht për blerjen e automjeteve për prefektët, 32.5 milionë lekë. Pjesëtuar me numrin e automjeteve që do të blihen (13), del një vlerë prej 2.5 milionë lekësh për automjetesh. Ndërkohë, për dy autoveturat e KLSH, çmimi për njësi është vetëm 1.5 milionë lekë.

Në të dy rastet, automjetet kërkohen të jenë me kilometrazh 0, prodhim të viteve 2017 ose 2018. Për prefektët kërkohen 13 automjete të kalueshmërisë së lartë, ose fuoristrada, me një shpejtësi së paku prej 180 kilometrash në orë dhe një konsum të karburantit të kombinuar prej 7 litrash për 100 kilometra. Nga ana tjetër, automjetet e KLSH kërkohen më ekonomike, me një konsum prej 5 litrash për 100 kilometra.

 



1 Comment

  1. Pse i duhen prefektëve makina me shpejtësi prej të paktën 180km/h kur në Shqipëri shpejtësia maksimale është 110km/h (në rrugën e Kombit se në rrugët e tjera 90km/h)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *