• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj rinis edhe njëherë nga ankesat për Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, Rama dhe Haradinaj u përfshinë në një debat në distancë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por akuzat serioze që i bënë njëri-tjetrit u harruan në pak minuta, kur të dy u shfaqën duke trokitur gotat në mbrëmje.

Sot, Ramush Haradinaj ka rinisur nga ankesat.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve, Haradinaj është shprehur: “I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”.

Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”.

“Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.



5 Comments

  1. Ndoshta eshte pyetur nga gazetaret dhe ka dhene ate pergjigje, por gjithsesi te pakten une s’do ta arsyetoj dhe as nuk do ta votoj me Haradinajn sepse po e tepron.Ju sugjeroj edhe komentuesve ,kudo dhe jo vetem ketu, te mos i japin shume zemerRamushit ne deklaratat qe ben Ramushi,sepse ai ate tip ka, merr vrull dhe sdi te ndalet ,se mendon se po ben dicka te mire. Edhe thote,ky eshte debat i panevojshem sepse jemi vellezer, edhe vete e rinis kete debat. O Ramush nuk je me ai i meparshmi qe ne momentin qe more si zedhenes qeverie, shqipfolesin me antikombetar qe egziston,shpikesin e “kombit kosovar” qe ka shume vite qe mundohet ti beje larje truni,njerezve te thjeshte,(bashke me ate Dastid Pallasken) dhe tani po shihet se po arrin ta beje kete gje ty.Ndoshta je i kompleksuar ndaj Halil Matoshit,se i beson ato perrallat e tij qe ka lexuar qindra libra dhe ka shkruar dhjetera libra,dhe propagandes se tij ke filluar ti besosh,apo ku eshte problemi? Nuk po mbroj Edi Ramen(se nuk mbroj asnje politikan apo parti),aq me teper qe edhe ai gabim beri(por jo aq sa per tu bere kaq e madhe),dhe po ben gabime te njepasnjeshme,qe nga vota kunder SHBA, insistimi per te votu demorkacionin me Malin E zi edhe atehere kur Mali i Zi pranoi ta rinegocioje, etj por eshte e turpshme dhe e patolerueshme se me sa lehtesi keto deklaratat percarese i ben ti si kryeminsiter. Manipulohesh nga zedhenesi yt,manipulohesh nga persona qe kane interet politik te sulmohet Rama,manipulophedh dhe merr vrull edhe kur lexon diku ne internet dike qe te ka perkrahur. S’paske qene gje,as ti Ramush,kur po e fut veten ne grupin e atyre gazetareve qe nuk lene moment pa shfrytezuar per te bere percarje,por ata e dime qe paguhen nga amabsadat e huaja qe luftojne kunder bashkimit Kosove-Shqiperi, po me ty cndodhi?Ne Shqiptaret e Kosoves e kemi zakon te mrie qe gjerat i themi troc dhe drejtperdrejte, por ti thuaja Rames privatiosht jo publikisht se ben dem

  2. Mos u merzit bre shqype, une si shqiptar i Shqiperise nuk di shume per menyren e qeverisjes se Kosoves apo per qeveritaret e saj, por per nje gje jam i sigurt, Rama e hodhi ate ide ne treg per te patur pak frymemarrje, e thene shqip per te larguar vemendjen nga qeveria shqiptare me qellim qe gazetaret te mos merren me qeverisjen, por me “gafen” e rradhes.

  3. Ne qoftese shqiptare kosove,nuk paska respekt per kryeministrin e vet,qe po mbron kosoven,nga nderhyrjet e pa nevojeshme dhe te pa desherueshme,cfare duhet te themi ne Shqiptaret e Shqiperise,qe kemi nje kryeminister,qe fut hundet,gjithmone ,aty ku nuk duhet (dhe qe as i lejohet),dhe nuk ben,ato qe duhet te beje,per detyren qe ka!Qe e beri Shqiperine llac e beton,per ata qe e paguajne me 20 perqindsha,dhe shkatrron punen e atyre qe nuk e kane dorovitur,-sic don ai.Qe e mbolli vendin gjithkund me kanabis,sa qe edhe per disa vjet te mos mbidhet me kanabisi,ka krijuar rezerva qe po i shohim cdo dite qe kapen nga policite e fqinjeve,se policija jone eshte akoma e trullosur nga aroma e tij.

  4. RAMUSHI ne te drejtee tij e te shtetit tetij.Ky KM yne qe fut hundet vend e pa vend, ne politikat e shteteve tetjera me krynecesine e tije idioteske, kerko qe mes KOSOVES e SHQIPERISE te kemi nj president. E PERSE. Kujt e ca i duhet presidenti dy shteteve shqiptare? Ma separi dy shteteve shqiptare i duhet NJI KRYEMINISTER I PERBASHKET, sepseai drejton ekonomine e zhvillimin, per kete jemi keq ne, por pa E, RAMEN. Ne e doni mbajeni se do ju shkatrroi me keq.

  5. Rita ora
    Dua lipa.
    Po’ kur Jane bere dy shqiptare me nje mendje
    pavaresisht budallallikut
    Te Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *