• |
ide | kryesore

Rruga Tiranë-Elbasan, tjetër ministër i LSI-së tek Krimet e Rënda

Lajme, Të fundit



Pas Edmond Haxhinastos është radha e Sokol Dervishajt që të japë llogari për rrugën Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Krimeve të Rënda do ta marrë në pyetje në lidhje me abuzimet e dyshuara për tenderat e kësaj rruge që ka nisur në vitin 2008, por nuk ka përfunduar ende.

Ish ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj i është caktuar ora 13:00 e ditës së sotme për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për kontratat dhe procesin e hetimit.

Një ditë më parë ishte ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto që dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me aferën e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ish-ministri i LSI-së qëndroi për gati 2 orë në ambientet e Krimeve të Rënda, ku u pyet si person që ka dijeni për abuzimet me fondet e kësaj rruge, për të cilat janë arrestuar 3 ish-zyrtarë, mes tyre kreu i ARRSH-së Dashamir Xhika.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *