• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 2 milion euro pasuri në Durrës, dyshohet se janë vënë me aktivitete kriminale

Lajme, Të fundit



Sekuestrohen rreth 2 milion euro pasuri, të dyshuara të fituara nga aktivitet kriminal. Kanë qenë specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ata të cilët kanë sekuestruar sot një pasuri me vlerë rreth 2 milion euro të dyshuara si të fituara nga aktiviteti kriminal.

Pasuria i përket shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.

 



1 Comment

  1. Ngatërohen termat juridike të “dyshimit”, “sekuestrimit”, “denimit për trafiqe” e bllokimit të pasurisë së vënë në rrugë të dyshimta.
    Pamvarësisht se personi të cilit i janë “sekuestruar” pasuritë ka qenë i dënuar 12 vjet për veprimtari kriminale, ligjerisht mund të thuhet vetëm se i janë bllokuar këto pasuri e jo sekuestruar.
    Sekuestrimi i pasurisë nuk mund të behet mbi bazën e dyshimeve por vetëm të provave e fakteve.
    Kur një person ka vënë një pasuri të tillë e që veç trafikut të drogës nuk mund ta justifikojë me asnjë veprimtari të rregullt biznesi pasurimin, nuk mund të bëhet më fjalë për “dyshime”, por ndodhemi para një fakti abuzimi flagrant kriminal.
    Do ta kishte pasur shumë të lehtë Italia, që të shuante veprimtarinë mafioze të Ndraghetës, Gamorës apo Cosa Nostras, kur sejcilit pjestar të identifikuar të këtyre grupeve të mëdha mafioze, t’ju a sekuestronte të gjitha pasuritë. Por mafia e sotëshme nuk është më ajo e para shumë dekadave.
    Ajo sot paraqitet shumë më e sofistifikuar.
    Paranë e saj të pistë ajo e ka investuuar në biznese legale e deri në blerjen e politikanëve apo juristëve.
    Mafia sot drejton edhe një pjesë të mediave që thëërrasin kapeni hajdutin, kur me paratë e hujdutit mbijetojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *