• |
ide | kryesore

Si do të dukej harta e Shqipërisë, po të copëtohej Ballkani?

Dossier



“The Economist” ka paralajmëruar dje se, nëse Serbia dhe Kosova do të shkëmbenin territore, do të shpërthente i gjithë Ballkani.

Shkrimi i revistës prestigjioze britanike merr shkas nga raportimet se ka ide për ndarjen e Kosovës.

“Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze rreth një rivendosje të kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet e Ballkanit përveç atyre në pjesët e prekura të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i thellë.

Krerët serbo- boshnjakë do të mbajnë një referendum mbi të ardhmen e Republikës Serbe; Kroatët e Bosnjës do të ndiqnin shembullin; dhe boshnjakët pastaj do të luftonin për të parandaluar ndarjen e vendit të tyre të përbashkët”, shkruan “The Economist”.

“Përtej kufirit Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë të përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe.

Ndërkaq, shqiptarët në Maqedoninë Perëndimore dhe Malin e Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri të Madhe. Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshijnë pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut”, shkruan më tutje revista britanike.

“The Economist” ka publikuar një hartë që tregon se si do të dukej Shqipëria etnike nëse do të copëtohej Ballkani.

Në hartë shihet se Serbia do të merrte më shumë prej shqiptarëve, se sa e shqiptarët prej serbëve. Shqiptarët do të mund ta merrnin Preshevën, por jo edhe Bujanovcin dhe Medvegjën.

Sipas hartës, shqiptarët në Maqedoni do të merrnin pjesë të vogla, kështu që, në fund të fundit, do të humbnin më shumë.

Sipas revistës “The Economist”, ndarja është projekt i Serbisë.



1 Comment

  1. shum projektime i bene anglezet botes ne fillim shekulli por tani te mendojne se gjitha keto kosto i ka si bisht komete pas,tani duhet te mendojne sejcili se ne cfar stacioni mund te parkohet ose ne unitet mendimi dhe veprimi te zgjillin me drejtesi ceshtjet qe vete i ngatrruan , dhe tjeret ti lene te lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *