• |
ide | kryesore

Arratiset biznesmeni, që “vodhi” poligonin e Komandës Ajrore në Spille

Kryesore



Deri ditën që Idlir Karkini bëri dokumentat në Hipotekë për një tokë në plazhin e Spilles në Kavajë, sipërfaqja përdorej si poligon qitjeje nga Komanda Ajrore. Pas manipulimit dhe falsifikimeve, toka kaloi në pronësi të biznesmenit, i cili i shpëtoi arrestimeve të policisë një ditë më parë. Karkini rezulton të jetë arratisur, pasi ka nuhatur se do të ishte në listën e personave të arrestuar për këtë çështje. Dyshimet janë që aksioni për arrestimet është dekonspiruar.

Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal u bë nga Komanda e Forcës Ajrore dhe nga Policia e Rrogozhinës. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit.

“Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ilir Karkini, klient i rregullt i tenderave publikë

Biznesmeni nga Kavaja, Ilir Karkini duket se është një klient i vjetër me fondet publike. Të paktën dy goditje të fuqishme me fondet publike janë regjistruar në të shkuarën nga kompanitë e tij. Goditjen e parë ia ka dhënë sërish Ministrisë së Mbrojtjes, në vitin 2001, kur ky dikaster drejtohej nga Arben Imami. Kompania e Karkinit fitoi disa tendera për vënien në punë dhe mirëmbajtjen e sistemit të radarëve për sigurinë detare.

Këtë shërbim e ka fituar përsëri pranë Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2014 kur në pushtet kishte ardhur e majta dhe Ministre e Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli.

Goditjen e dytë, Karkini e bëri rreth dy vite më parë kur Radio Televizioni Publik i dha pa garë 8.8 milionë euro. Shërbimi për mirëmbajtjen e rrjetit të dixhitalizimit, u dha para se rrjeti të ishte ndërtuar.

Akuzat për të personat e përfshirë në vjedhjen e pronave në Spille:

Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 KP Shpërdorim i detyrës, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 të K.Penal (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Idlir Karkini, Biznesmen, për veprën penale të parashikuar nga neni 287/3 të K.Penal (Pastrim i produkteve të veprës penale), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda, vepra penale të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale. Gjykata i vendosi arrest në shtëpi.

Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, që parashikohet nga neni 242 i K. Pr. Penale me afat 3 (tre) muaj.

Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë për veprën penae neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni 233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë për veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 -25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë per veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248-25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni 234 i K. Pr. Penale.



6 Comments

  1. por hajdut aga ,apo zotini hajdut akoma kujt nuk i kan thene qe kur eshte krijuar bota ,kurse pluralizmi ishqiptare ja arriti ti beje hajdutet zoterinj,por drejtesia i ben tu thuhet te kunderten ,ky duket fillimi qe njerzit te binden qe padrejtesia ska dobi nuk triumfon dhe ka cmim kosto ndeshki qe tjeret te marrin mesi dhe ti largohen asaje sepse duket si nje peme e bukur por qe nuk ka asnje frut ,eshte e embel ne fillim disa cmenden nga suksesi qe jep por fundin e ka te dhimbeshem trishtueshem nje kapitullim dhe ndeshkim te vertet e kush triumfon me padrejtesi mjer per mjeranet qe nuk binden dhe ndryshojne

  2. Si fillim e keni shume gabim titullin. Sepse Edliri nuk e ka vjedhur poligonin, por thjeshte e ka blere ne bashkpunim me te gjithebashkpuntoret e tjere zyrtare. sepse nuk e mori dhe e futi ne xhep…

    Dhe sa per pjesen e tenderva shikoni pak me te informuar se kush ka qene ne pjese tek ato tendea, thjeshte Edliri ka sherbyer si nje firme kalimtare sepse eshte shume e specializuar ne fushen e teknologjise (eshte ing burri botes qe ka studiuar jasht shtetit) dhe keto tip tenderash nuk i kapin dot firmat e Sadri Abazit (nivel kulture primitiv, dhe kapin tendera pastrim qytetesh, ndertim rrugesh etje etj ) dhe tek keto gjera rilindasit nuk hyne dot. PORRRRR normalisht ka lyer rrotat kudo.

    Gjithsesi rrini pa merak, se asnje sekond nuk ka per te bere burg, is to much ricch to go in jail in Albania.

  3. kryemuti rama ja dha se bashku me kryekaken ROSHI alias perdhunuesi ne grup i te miturve.thoni qe rama nuk e zgjodhi roshin ne kavaj.

  4. kryemuti rama ja dha se bashku me kryekaken ROSHI alias perdhunuesi ne grup i te miturve.thoni qe rama nuk e zgjodhi roshin ne kavaj.me nje fjal kryemuti rama dhe kryekaka roshi e kan ver sterk muti,dhe tash i than ik ,se po te qendroj duhet te tregoi se ishte rama ai qe ja dha,a nuk iken ter drejtoret e policis qe kushin trafikuar drog me ramen e tahirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *