• |
ide | kryesore

Conte flet për Barcelonën: Mëkat të pësosh nga Messi vetëm në një gabim

Sport

Antonio Conte i kishte kërkuar perfeksionin skuadrës së tij Chelsea dhe vetëm për pak ia doli. Në të vetmin gabim e pësoi sepse përballë ishte njëri që quhej. Lionel Messi.


“Ishim shumë pranë realizimit të një ndeshjeje perfekte. Bëmë një gabim dhe e pësuam shtrenjtë. Nuk mund të gabojmë ndaj lojtarëve si Messi, Iniesta dhe Suarez. Është mëkat që shkoi kështu. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ata i zbatuan me përpikëri ato që kishim përgatitur. Ishim shumë të pafat në këtë ndeshje. Ne kishim respektuar karakteristikat e kundërshtarit. Plani ynë ishte shumë i mirë dhe mënyra sesi e zbatuan lojtarët ishte e kënaqshme. Në fakt rezultati është 1-1 dhe meritonim më shumë”, – theksoi trajneri i Chelsea.


Conte nuk e ka humbur besimin për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe pse thotë se skuadra e tij do të shkojë në Spanjë për të bërë një ndeshje të madhe.

“Mendoj se në ndeshjen e dytë do të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Barcelonës. Por, ne e dimë që kemi përballë një rival të fortë dhe fantastik. Në fakt, rezultati lë gjithçka të hapur dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Performanca që bëmë sot (dje) na jep besim për të tentuar diçka madhështore dhe të pabesueshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu