• |
ide | kryesore

Epidemia e fruthit, rrezikohen të lindurit e para ‘90

Lajme, Të fundit



Ekspertet e Shëndetit Publik vënë në dukje se krahas fëmijëve të vegjël, fruthi po përhapet pasivisht edhe tek të rriturit. Me të rrezikuar janë të lindurit përpara vitit 1990.

Erida Nelaj, specialiste pranë ISHP tha se “është një situatë e pritshme dhe moshat e rritura mund të preken nga fruthi për vetë faktin se në jetën e tyre ata mund të kenë vetëm një dozë vaksinë. Të rriturit mund të kenë komplikacione dhe pasojat tek të rriturit nganjëherë janë më të rënda.” 

Për të parandaluar këtë epidemi ekspertet kërkojnë rivaksinimin.

“Gjithmonë ne themi për fashat 1980 – 1990, por edhe mbas 1980-ës për ata që shikojnë që në regjistrat e vaksinimit kanë vetëm një vaksinë nuk u kushton gjë që të bëjnë një dozë tjetër vaksinë.”

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron alarmante situatën e përhapjes së fruthit në të gjithë Europën. Sipas OBSH, në Europë janë 21 mijë pacientë, ndërsa sëmundja ka qenë fatale për 35 persona. Rumania, Italia dhe Ukraina janë tre vendet që kanë përhapje më të madhe.

Në Shqipëri epidemia e fruthit ka shënuar 2 viktima dhe ka infektuar 132 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *