• |
ide | kryesore

(FOTO) Atentat me armë zjarri 27-vjeçarit shqiptar në Milano, në gjendje kritike

Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Pak pas orës 20.30, i riu u qëllua me një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se i plagosur ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Ndërkohë, hetimet janë në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *