• |
ide | kryesore

‘I lashë tre ditë pa ujë, askush nuk reagoi’, drejtori i ujësjellësit të Sarandës komenton eksperimentin

Lajme, Të fundit



Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës ka komentuar dekalaratat e një dite më par, kur tha se e kishte lënë qytetin tre ditë pa ujë dhe askush nuk kishte reaguar. Ai mohon që të ketë bërë një eksperiment, ndërsa qytetarët e interpretojnë deklaratën e tij si një papërgjegjshmëri dhe fyerje të rëndë.

“Bënim mosfurnizimin me ujë për të parë se sa ishte gjendja që ishte furnizuar gjatë 24 orëve të mëparshme dhe për të parë sa do të shkonte, sepse qyteti i Sarandës nuk konsumon ujin e rrjedhshëm, por ujin me depozita. Nuk i kanë rënë telefonit që të thoshte në këto momente nuk kam ujë, që të bënim furnizimin me ujë”, thotë Sheme Lulo, drejtor i Ujësjellësit Sarandë. Ndërkohë për këtë rast Bashkia Sarandë nuk ka bërë asnjë reagim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *