• |
ide | kryesore

Iu grabit shtëpia nga maskat, flet i moshuari: Na vunë litarin në qafë, njërin prej tyre e njoh

Lajme, Të fundit



Mark Alia shtetasit të cilit iu grabit banesa në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër ka folur pas ngjarjes së ndodhur

Dy persona te armatosur kane hyre ne banese. Ishin edhe te maskuar. Fillimisht kane shkëputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe te kamerave. Me pas kane mbyllur derën e shtëpisë time. Kane hyre brenda dhe me kane vene litarin ne qafe. Me thanë se po lëvize te vrasim. Kishin një hekur ne dore qe e mbanin për te me goditur ne rast se do lëvizja. Me kane lidhur. Kane kontrolluar te gjithë shtëpinë sepse donin para por nuk ka e arritur qe ta hapin kasafortën ne banese. Kane marre dy çifte, makinën dhe një ore dore. Njërin prej tyre e njoh. Kristjan Marashi bashke me babain kane punuar me përpara ne banesën time dhe e dine sistemin dhe kasafortën. Babai ka ardhur ne mëngjes dhe me ka kërkuar falje duke me thëne se Kristjani nuk është me djali im. Babain e kam falur ndërsa Kristjanin jo. Me kane mbyllur derën e banesës se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare. Gruaja ime ka qene ne gjumë dhe nuk ka dëgjuar asgjë sepse i kane hedhur një ilaç për gjumin. Unë nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetëm dy te moshuar ne banese. Kur kam dale kam patur një çifte te fshehur dhe kam qëlluar ne ajër njëherë.  Komshiu doli dhe njoftoi menjëherë policine sepse na kishin marre edhe telefonin. Policia erdhi shpejt dhe i falenderoi që i kanë kapur shpejt. Këtu në zonë kane ndodhur shume vjedhje teksa kane marre bagëti por edhe sende ne banesa.” – ka rrëfyer ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *