• |
ide | kryesore

Nxënësit e një shkolle në Bulqizë bëjnë mësim mes lagështisë dhe të ftohtit

Lajme, Të fundit

Ndërkohë që në kryeqytet vazhdojnë debatet për arsimin, disa kilometra larg Tiranës akoma zhvillohet mësimi në kushte gati çnjerëzore. Kështu, kamera e Top-Channel ka filmuar shkollën e fshatit Koçaj në Bulqizë ku uji pikon nga tavanet dhe as zjarri i sobës me dru që shpesh nxënësit e ndezin vetë, nuk siguron ngrohje. Por ndërsa mësuesit nuk flasin, realitetin e tregojnë vetë fëmijët e shkollës fillore, madje edhe ata të kopshtit që ndodhet në të njëjtën ndërtesë.


Në këtë shkollë mësojnë çdo ditë 50 fëmijë. Shpeshherë fëmijët e vegjël përpiqen të ndezin zjarrin, por janë të pafuqishëm përballë lagështisë së klasave ku mësojnë. Në kushte të tilla, i ftohti ndihet më shumë dhe mësimi ndërpritet shpesh që fëmijët të ngrohen.


Në shkollën fillore “Ymer Alliu” dikur kishte dhe një mjedis për kopsht, por ka dalë jashtë funksionit. Përveç mureve të dëmtuara, shkolla ka shumë probleme si mungesa e energjisë elektrike sepse nuk ka një linjë tensioni deri në shkollë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.