• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon 3 burgime të përjetshme për grupin e Lazaratit që vrau efektivin e FNSH

Lajme, Të fundit



Prokuroria ka dhënë pretencën për grupin që vrau efektivin të FNSH, Ibrahim Basha në Lazarat. Prokuroria kërkon burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia. Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë Familjarët e të akuzuarve janë irrituar në sallën e gjyqit dhe kanë kundërshtuar kërkesën e pretencës.

Në 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën një operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *