• |
ide | kryesore

Raporti i shërbimit sekret italian, çfarë thotë për zgjerimin e krimit shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Shërbimi sekret italian ka depozituar në parlament raportin vjetor për vitin 2017 lidhur me gjetjet dhe sfidat e sigurisë kombëtare. Në gjetjet e këtij raporti rezulton se shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane. Për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike. Këto grupe përmenden edhe për krime si grabitjet, shfrytëzimin e prostitucionit dhe lidhjet me xhihadizmin terrorist, shkruan shqiptarja.com.

Në këtë raport më konkretisht thuhet sa i takon tipareve të këtyre grupeve:

Nga ana e saj kriminaliteti i huaj në Itali – i përbërë mbi të gjitha nga grupe nigerianësh, rusofonësh, shqiptarësh, kinezësh dhe pakistanezësh po shfaq gjithnjëq e më shumë një vokacion të dyfishtë: i pari, banditesk, me banda të pritura kryesisht ndaj grabitjeve dhe shpërndarje droge; e dyta, para-mafioze, me grupe me një vokacion të theksuar kriminalo-sipërmarrës.

Për trafikun e drogës duket se shqiptarët kryesojnë. Raporti thotë: Si rrjedhojë e rolit të dorës së parë të ushtruar në trafikun e lëndëve norakotike me prejardhje nga Ballkani, organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane. Përballë një angazhimi në rritje në administrimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës, grupet shqiptare mbeten tejet aktive edhe në krimet e grabitjes dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Një tjetër çështje është edhe ajo e emigrantëve, për të cilën ne raport evidentohet se gjate dy viteve te fundit, nga Shqipëria nuk është regjistruar mbërritja e tyre. Ky raport vjen në kohen kur vendi ynë është duke u përgatitur për të nënshkruar nje marrëveshje me Frontex për kontrollin e kufijve. Gjithashtu, mësohet se në 2017-n, 6 shqiptarë janë përjashtuar nga Itali, si të dyshuar për lidhjet e tyre me xhihadizmin terrorist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *