• |
ide | kryesore

Sherr në PS, anëtarët e Kukësit-Ballës: Ndëshkime me telefon, ka përfunduar koha e monizmit

Lajme, Të fundit
balla.jpg



Taulant Balla u shpreh se PS në Kukës do të riorganizohet nga e para. Ndërkohë për këtë deklaratë të Ballës kanë reaguar anëtarët e Partisë Socialiste, të cilën janë shprehur se zgjedhjet në këtë degë kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar. Ata shkruajnë se prisnin zgjidhje nga kryesia jo deklarime nga Taulant Balla. Po ashtu ata vazhdojnë ku thonë se nuk i pranojnë këto ndëshkime pa argumente dhe me telefon.

Nisur nga prononcimi ne media i z. Taulant Balla për situatën ne Kukës dhe vendimet e Kryesisë se PSSH për Kukësin bëjmë ketë deklarate për publikun. Prisnim zgjidhje te problemeve tona nga kryesia por prape mendojmë se ato deklarime nuk janë vendime te kryesisë por te z. Taulant pasi:

Zgjedhjet ne PS Kukës kane përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar. Nuk ka mundësi te shkarkohet një asamble dhe te behet një e re vetëm për z. Safet Gjici dhe z. Balla Pasi kohe e Monizmit ka përfunduar. Nuk pranojmë ndëshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi partia socialiste si institucion funksionon nëpërmjet Statutit dhe ekziston ne përbërje te tij një komision për garancitë statusore. Ne asamblenë e PS Kukës janë te gjithë te zgjedhur me vote te lire dhe me një proces te rregullt ne zbatim te statutit te PS dhe deklarimi juaj për te zgjedhurit e Asamblesë Kukës “te pashkolle” nuk qëndron. Nëse ti z. Balla kërkon te formosh një parti te re mund te krijosh dhe një asamble te re por me këto veprime jo vetëm PS Kukës është ne krize por e gjithë partia socialiste e Shqipërisë do te shkoje ne krize. Presim zgjidhje te problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndëshkime te panevojshme te cilat I marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht.” – shprehen ata.

Ndërkohë sipas PS e-maili në fjalë që u është shpërndarë mediave nuk përfaqëson qëndrimin e Asamblesë, por vetëm të një personi të shkarkuar. PS bën me dije se situata në Asamblenë e PS nuk është ajo që paraqitet në e-mail dhe se adresa është false.



1 Comment

  1. Imagjinoni ta kishte Napoleoni vartes kete kokrren e karit… Me e pakta qe mund te imagjinoj qe mund t’i bente do te ishte ta dergoje te mblidhte mutrat e minjve te gjirizeve
    Namyti llumi e s’po dalim dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *