• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me lëndë plasëse në orët e vona, ka tronditur banorët në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës së djeshme në fshatin Halil. Sipas të dhënave të policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet G. A. Nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Ka qenë vetë i zoti i shtëpisë dhe familjarët e tij që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani, arsyet mbeten ende të paqarta, ndërsa po merret në pyetja shënjestra e sulmit, për të parë nëse ka konflikte të mëparshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *