• |
ide | kryesore

Skandali/ Shembulli si i lëshon lejet e ndërtimit Erion Veliaj

Kryesore, Lajme



Shumë nga kritikët e Erion Veliajt e kanë shpjeguar firmosjen e plot 167 lejeve të ndërtimit prej tij, pasi kishte premtuar gjatë fushatës zero ndërtime në Tiranë, me faktin se pas gjithë kësaj vale betonizimi fshihen motive okulte. Ndoshta edhe korruptive (lexo shkrimet poshte).

Lapsi.al sot disponon provën e zbardhjes së një leje ndërtimi, megjithëse në tokën ku po ndërtohet pallati 9-katësh një nga pronarët nuk e ka dhënë konsensusin. Dhe nuk bëhet fjalë për një ndërtim të fshehtë diku në periferi, por për një pallat në mes të Tiranës, mbrapa Restorant Piacës (foto e ndërtimit).

Dhe Bashkia e Tiranës i ka hapur dritën e gjelbër kësaj shkeljeje, ndërkohë që më parë edhe kryebashkiaku socialist Edi Rama, por dhe pasardhësi i tij Lulzim Basha, kishin refuzuar ta bënin këtë, pikërisht për problemet e pronësisë.

Si qëndron ky problem, për të cilin Lapsi.al disponon dosjen e plotë të korrespondencës me bashkinë dhe të vendimeve të njëpasnjëshme të gjykatave?

Në 4 shkurt 2003, Bashkia Tiranë, atëherë e drejtuar nga Edi Rama, miraton një leje ndërtimi për objekt komercial dhe banesë midis rrugëve “Sulejman Pasha” dhe “Mine Peza”. Por, prej një dekade e gjysëm kjo leje nuk zbardhet kurrë dhe punimet nuk fillojnë, sepse aty konstatohet një problem pronësie.

Këtë problem pronësie, të çertifikuar në formë të prerë edhe nga gjykatat shqiptare, e kanë njohur edhe me radhë tre administrata bashkiake, ajo e Edi Ramës, ajo e Lulzim Bashës dhe së fundi ajo e Erion Veliajt në fillimet e saj.

Të gjitha, njëra pas tjetrës, në korrespondencën që i kanë dërguar njerëzve që pretendojnë një pjesë të pronësisë mbi truallin ku do të ndërtohet, shkruajnë shprehimisht se “vendimi për zbardhjen e lejes për kompaninë “Alb Toronto konstruksion” mbetet i pezulluar.

Lapsi.al i disponon këto shkresa (shiko faksimilet më poshtë).

Bashkia e periudhës Rama konfirmon se vendimi do të mbetet i pezulluar…

Bashkia e periudhës Basha përsërit të njëjtën gjë…

Madje edhe në fillimet e saj, bashkia e Erion Veliajt e pranon problemin që shoqëria ndërtuese “Alb Toronto Konstruksion” ka me një nga pronarët e truallit, Ilirian Çelën dhe pranon se procedura e zbardhjes së lejes së ndërtimit ka mbetur e papërfunduar dhe projekti i zbatimit të arkitekturës nuk është vulosur.

Madje ndryshe nga dy bashkitë e para, ashtu sikurse mund të shihet në faksimilen poshtë, këtë dokument e nënshkruan vetë kryetari Veliaj, gjë që tregon se ai është i informuar dhe e njeh problemin që e pengon ndërtimin.

Ndërkohë vitet kanë kaluar dhe kompanisë së ndërtimit Alb Toronto Konstruksion i përfundon leja e ndërtimit e dhënë nga Edi Rama. Ajo i drejtohet gjykatës dhe arrin të marrë vendimin për një shtyrje të afatit të kësaj lejeje.

Pra, në thelb, me gjykatë firma ndërtuese bën të vlefshme atë leje që i kishte dhënë Edi Rama që në vitin 2003. Por që më pas të gjithë kryebashkiakët me radhë nuk kishin pranuar ta zbardhnin dhe ta vulosnin për shkak të problemeve të pronësisë.

Por këtu, Erion Veliaj, megjithëse është në njohje të mirë të situatës, bën një gjë që nuk kishte pranuar ta bënte më parë (shiko shkresën e nëntorit 2015). Ai pretendon se gjoja pas vendimit të gjykatës, ndërtimi nuk ka më arsye të mbahet pezull.

Pra ndryshe nga Rama, Basha dhe vetja e vet, ai hap dritën jeshile për ndërtimin mbi një truall, ku njëri nga pronarët, Ilirian Çela, nuk ka rënë dakord me ndërtuesin.

Ai i hap kështu rrugë, përmes një artifici gjyqësor, me vetëdijen e tij të plotë, grabitjes së një prone mu në mes të Tiranës.

Natyrisht, ajo që është në lojë nuk është e vogël. Vetëm shmangia e taksës së re të ndikimit në mjedis (për një leje që konsiderohet si e dhënë në 2003-shin) përbën një portofol prej qindra mijëra eurosh.

Dhe vend për zhurmë nuk ka. Mediat më të mëdhaja në vend e tregojnë “Lali Erin” vetëm duke mbjellur pemë dhe bërë bamirësi. Askush nuk guxon të tregojë anën e errët të Bashkisë së Tiranës që ka në dorë lejet e ndërtimit. Për më tepër, në zhurmën e madhe të 167 pallateve të firmosura në Tiranë, fati i vetëm njërit prej tyre humbet si kripa në det. Dhe këto të gjitha bashkë, të shoqëruara me vendime kontradiktore gjykatash, bëjnë që të grabitet një tokë në mes të Tiranës.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. O Lapsi ( Bushati) .. nuk do te jete kaq e trashe sa e paraqet ti. Edhe sikur ta lejonte Veliaj ndertimin nuk e lene gjykaat kur nje nga pronaret nuk eshte dakort..

    Pra ose juve nuk e keni te tere informacionin ose beni sikur nuk e keni informacionin e duhr ose ju kane genjyer.

    Sado inat ta keni Veliajn, sado te meta te kete ai,,, Ai nuk eshte aq is trashe sa te beje nje gje te tille.

    Ky artikull me duket i bere tamam per ata njerez qe duan te shfryhen kundra Veliajt ( mbase dhe me te drejte) por jo per njerzit me 2 mend ne koke qe kane nje minimum arsyetimi.

    Gjithnje e me shume po lexoj qelbesira nga ju .

      1. Erdhi _ari , Erdhi _ari
        bravo kari , po mos te jesh ti keta morrat e kuq te Rames do na shkelin me kembe ne.

        Ti je simboli me i mire i opozites tone. Ti je e ardhmja e shqiperise . Lum ne per ty qe te kemi .
        ( ehhhh mjere ne thuaj, qe ne shqiperi ka dhe persona te tille me zhvillim mendor sa te nje shmpazeje 2 muajshe. I kerkoj falje te gjith llojit te shimpazeve se nuk doja ti fyeja)

    1. Me vjen keq per komentin tend, kam nje pyetje, a ka gjykate te pa korruptuar? Fakti qe firma e ndertimit ka marre lejen e ndertimit,(shtyrje te lejes per 4 vjet ) ka paguar nje shume marramendese por dua te shtoj se firma nuk do te njohi ligjet, kerkon gjithmone anarshi,sepse ajo duhet te bente Kontraten e Shkembimit sepse akoma nuk ka garanci per vazhdimin e punimeve sepse eshte ne kundeshtim me ligjin(disponoj komplet dokumentacionin perkates)

  2. po tishte e vertet kjo ai robi qi i kon mor token do ishte ke te gjitha kanalet televizive
    do bojte aq shum zhurm sa do ja dridhte komet ktij veliut
    po nuk osht e vertet

  3. Kot lodheni duke dizinformuar kunder kryetarit bashkise Tiranes. Deri me sot ai eshte kryetari me puntor ne historine e shqiperise mbas revolucionit demokratiko-borgjez.
    Makksimumi qe mund te harrini eshte te ngrefni ari-karin dhe ndonje te Mbytur ne Llum.

    1. Vetem ne Shqiperi i vleresojme politikanet si “punetore” a thua se eshte hall i madh te shkosh te firmosesh shkresa, se ajo eshte puna e vertete. Cdo gje tjeter eshte marrdhenie publike, jo me pune.

      Dhe politikani vleresohet nga vendimet qe kane ato shkresa, te cilat ne rastin e Veliajt jane njera me hajdute se tjetra.

  4. Mos e fendoj kush arin se aj esht me I zgjuar se shumica e anal istave qe lepijne bole politikanesh .respekt per arin ,megjithse eshte rrot .ari.??

  5. Ky kryetar eshte per ti q.n., por per fat te keq po na e q…ai n.. neve… na e fut nga te gjitha vrimat dhe debilet ngelen duke thene se “ai ama ben pune”…po edhe ate mos bente…tirana vjel tre fishin e te ardhurave per fryme krahasuar me bashkite e tjera te medha (psh durresi) edhe ajo duhej te mos bente gje… po asnje nuk pyet se si po i ben, asnje nuk reagon per arrogancen e vendim-marrjes pa pyetur kend…eshte njeriu me i zi pas Rames…pa le…paska imituar ne formen me te shemtuar firmen e Rames dikur

  6. Me vjen keq per kete pronarin
    Po’ nuk eshte vetem
    Ka plot shoke
    Po’ ky nuk eshte bashku me te tjeret kur ju Kane vjedh pronat
    Ka thene larg nga b ime
    Te shofesh ne lagjet e tiranes kantjere ndertimi
    Dritarja e pallatit ekzistues ngjit me ate te riun qe po’ ndertohet.
    Zoti e degjofte Bujar Asqeriun
    Marrte Hak Zoti.

  7. Kur te mare gjithcka ne dore, do te themi Rama paska qene me i mire, shqipkari ka 27 qe ben kete pune, sepse revoltohet vetem ne bar para gotes se se rakise. Si mos o zot me keq per ne baj zyrtare, baj shkatrrina, baj dajakun sa ta haje shpina.

  8. Veliaj eshte yll drite, ambasadori i dikurshem hollandez ia di vleren e plote Veliajt. Cunat qe i derginte ambasadorit per te marre fonde dhe kur nuk gjente cuna shkonte vete me Endri Fugen dhe ate nenkryetarin e bashkise qe ka tani. Mbrojtesit e Veliae te na sqarojne pak se pse nuk ben femije ky djali? Arjola eshte ne rregull, i ka dhene provat ne France kur ishte me studime… Femijet nuk behen nga bytha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *