• |
ide | kryesore

Sondazhet shpallin fitues Ermal Metën në “Eurovizion” (Foto)

Paparazzi, Slider



Kënga “Non mi avete fatto niente” i dha fitoren Ermal Metës dhe Fabrizio Moro-s në festivalin më të rëndësishëm në Itali, “Sanremo”. Duket se suksesi i tyre nuk ka të ndalur, pasi ata janë favorit për të fituar edhe “Eurovision”-in e këtij viti.

Faqja e lidhur me spektaklin e muzikës evropiane, “Wiwibloggs” ka hapur një sondazh prej 29 janarit, te i cili deri më tani kanë votuar 14.721 persona nga e gjithë Evropa, ndërsa votimet do të vijojnë akoma.
Deri më tani Ermal Meta dhe Fabrizio Moro ndodhen në krye të votimeve, pasi kanë marrë 3,559 vota.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, renditet në vendin e 4, me 1415 vota.

Bushpepa më herët, në datat 7 shkurt dhe 29 janar, ka kryesuar sondazhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *