• |
ide | kryesore

Sot “Brit Awards” do të bashkojë Duan dhe Ritën, çdo të ndodhë?

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ndarja e çmimeve “British Music Awards” dhe prej javësh është përfolur pjesëmarrja e Dua Lipa-s dhe Rita Ora-s.

Rita e cila shkëlqeu me koncertin e saj në Kosovë në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë, do të performojë ‘live’ këngën e saj në bashkëpunim me Liam Payne, “For Me”.

Sa i përket Dua-s, 22-vjeçarja pritet të triumfojë në një apo më shumë nga 5 kategoritë e nominuara. Ashtu si Ed Sheeran dhe artistët e tjerë, Dua është e nominuar për; albumin më të mirë të vitit, videon më të mirë të vitit, këngën më të mirë të vitit, artistja që depërtoi dhe artistja më e mirë e vitit.

Për herë të dytë, dy këngëtaret me prjardhje shqiptare do të jenë të pranishme në të njejtin event ndërkohë edhe mund të shkëmbehen me njëra-tjetrën në prapaskenë. Armiqësia e tyre është bërë shumë e dukshme javët e fundit e megjithatë ka ende një fije shprese se ato do t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e së kaluarës për t’i dhënë pak zemër njëra-tjetrës në këtë ceremoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *