• |
ide | kryesore

Studimi/ Krimi kibernetik shkakton 600 miliard dollarë dëme në vit

Planet
hakeri-1_1488649017-1869499.jpg



600 miliard dollarë dëme në vit shkakton krimi kibernetik. Ky është përfundimi i arritur nga “McAfee”, kompani e specializuar kundër sulmeve informatike.

“Dixhitalizimi ka transformuar pothuajse të gjitha aspektet e jetës sonë, veçanërisht nocionin e rrezikut dhe kriminalitetit, kështu që aktiviteti kriminal është më efikas, më pak i rrezikuar, më rentabël dhe më i lehtë se kurrë”, – shkruan Steve Grobman, ekspert i shoqërisë ”McAfee”.

 

Studimi tregon gjithashtu rëndësinë e gjeopolitikës.

“Rusia është lider në krimin kibernetik, në sajë të nivelit të hakerave dhe shkeljes së ligjeve perëndimore”, – theksoi zëvendëspresidenti i CSIS, James Leëis.

“Koreja e Veriut renditet e dyta duke përdorur kriptomaninë për të financuar regjimin e saj, por ne shohim sot një numër në rritje të qendrave të tjera të krimit kibernetik (…) si Brazili, India dhe Vietnami”,  -shtoi ai.

Grabitja e pronës intelektuale ka përbërë rreth një të katërtën e kostos totale të krimit kibernetik në 2017, zbulon gjithashtu raporti, që thekson se vendet më aktive në piratimin informatik kanë specialistët e tyre.



1 Comment

  1. kjo eshte padrejtesia me kostot e saje ne cdo fushe ,ku xheneratat e reja kan cfar te shohin degjojne dhe prekin nga konkurenca ,kjo eshte moszhvillimi vlerave ,besimit tek zoti i cili jep mundesin e zhvillimit te antivleres dhe shkatrrimit mbar njerzore, rroft liria pa kufi demokracia selektive ,dhe zhvillimi me dy standarte ,se cdo dit po korrim rendiment antivleren kjo vlen per gjith ato qe studiojne zgjilljet dhe dobin per te orientuar ne menyre efikase ,politikat ligjet dhe rruget e dobive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *