• |
ide | kryesore

Tiranë/ Helmohet 17-vjeçarja, humb jetën në spital

Arkiva
qsut.jpg



Një adoleshente humbi jetën në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente mjekësore një ditë më parë.

Vajza 17 vjeçe me iniciale G.H. është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë.

Burime policore thanë se për shkak të rrethanave, në pyetje është marrë vetëm një i afërm i adoleshentes, i cili ka thënë se nuk ka dijeni që vajza të ketë pasur ndonjë shqetësim, që mund ta ketë çuar drejt aktit të vetëvrasjes.

17-vjeçarja ishte vajzë e vetme e çift që hetonte në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, të cilët kanë edhe një djalë të mitur.

Ndërkohë, vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *