• |
ide | kryesore

Amnesty International: Trump në “listën e zezë”, shkel të drejtat e njeriut

Planet



Amnesty International ka arritur në përfundimin se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bën veprime që shkelin të drejtat e njeriut në vendin e vet, por edhe jashtë.

Organizata e vuri Trump në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.

 

 

“Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, tha Salil Shetty, drejtuesi i Amnesty International.

Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trumpit, për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane, ka qenë një “veprim transparent i urrejtjes”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *