• |
ide | kryesore

Basha në Kuvend: Negociatat në rrezik prej krimit, u hiqet buka e gojës familjeve se kanë sobë me dru

Lajme, Të fundit



Nga foltorja e Kuvendit Lulzim Basha nuk i kurseu akuzat për qeverisjen e Ramës. Ai hodhi akuza të shumta në lidhje me  gjendjen e mjeruar në vend, pasi kujtoi se Rama u hoqi bukën e gojës 20 mijë familjeve duke i lënë pa asnjë ndihmë, e teksa bëri përgjegjës Ramën dhe qeverisë, që e quajti banda e hajdutëve, Basha iu drejtuar me një thirrje të fortë gjithë shqiptarëve.

Negociatat në rrezik prej krimit e korrupsionit, bashkohuni shqiptarë, opozitën e keni gjithmonë me vete. Bashkohuni ta çlirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona. Asnjë fjalë nuk thanë për mbi 20 mijë familje që i hoqën bukën e gojës. Ministrja është në abuzim total të detyrës, tregoi në limitet e kohës se po të kesh sobë me dru s’ke të drejtë të marrësh ndihmë, edhe kur nuk ke asnjë të ardhur, por refuzon të tregojë se çfarë sistemi pikëzimi zgjodhën për të përjashtuar mijëra familje. Po të kishim prokurori të pavarur do e merrte marionetën e Ramës dhe vetë Ramën të pandehur.” – tha Basha.

 

 



1 Comment

  1. o basha te them,leji qelbesirat se keta mut hajn e ramen mbajn,deri sa ky ju jep lesh negjmije,kokain balilie kanabis tahiri.po u tha rama muti esht mjalt keta e hajn,si tek enveri bar e jongje dhe mbajten drakullen monster enverun per 45 vite,tash qe ridhjersit rama,ruqi,spartak braho,xhafa u japin lesh negjmije me te dh jera stalini jan ne ekstaz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *