• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Aksidenti me dy të vdekur në Maminas mund të jetë i qëllimshëm

Lajme, Të fundit



Zbulohet pronari i makinës që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës- Tiranë. Ndërkohë mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka. Nga ana tjetër nuk përjashtohet që aksidenti të jetë i qëllimshëm. Grupi hetimor po heton në dy pista: Ngjarje aksidentale dhe aksident i qëllimshëm. Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës.

Sipas policisë makina tip Benz me targa AA 060 SP  është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Kjo e fundi për të devijuar është futur në një karburant.  Nga aksidenti humbën jetën shoferi taksi Bujar Agalliu, shoferi  i Taksisë, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, Elena Abdillari  23 vjeçe, banuese në Tiranë” 

Në sediljen e parë të mjetit tip “Benz” janë gjetur dhe njolla gjaku. Goditja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën menjëherë dy personave në taksi, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u largua nga vendngjarja, por është identifikuar dhe po punohet për ta ndaluar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *